Veliaj pret ministren e Arsimit dhe Inovacionit të Malit të Zi: Projekt për pasurimin e bibliotekave shqiptare në Mal të Zi

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ministren e Arsimit dhe Inovacionit të Malit të Zi, Angjela Jakshiç Stojanoviç, gjatë vizitës së saj në Tiranë.


Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ministren e Arsimit dhe Inovacionit të Malit të Zi, Angjela Jakshiç Stojanoviç, gjatë vizitës së saj në Tiranë.

Në fokus të diskutimeve mes tyre ishte bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e arsimit dhe teknologjisë. Veliaj dha lajmin për realizimin e një projekti për pasurimin e bibliotekave në shkollat shqiptare në Mal të Zi, me mbështetjen e institucioneve arsimore të Tiranës.

“Ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme sot që, ministrja e Arsimit dhe Inovacionit e Malit të Zi viziton Tiranën, për rastësi nesër unë do të vizitoj Podgoricën, kështu që në njëfarë mënyre jemi shkëmbyer rrugës. Jam gjithashtu shumë entuziast për propozimin tuaj që, me disa nga shkollat shqiptare, sidomos në Tuz dhe Ulqin, të bashkëpunojnë me shkollat e Tiranës. Ne kemi një proces për ndërtimin e shkollës në Preshevë, Bujanoc, po ndërtojmë shkolla dhe në Ukrainë, Kharkiv. Tirana e ka një nga eksperiencat e veta më të mira ndërtimin e shkollave. Do ishim shumë të lumtur që me shkollat e Tiranës të ndihmonim për të pasuruar bibliotekat shqip në shkollat shqiptare të Malit të Zi dhe pastaj për të mësuar nga njeri-tjetri”, tha Veliaj.

Në takim, Veliaj foli edhe për investimin në Piramidën e Tiranës, qendra më e madhe e teknologjisë digjitale në Ballkan, që duket se po shërben si shembull frymëzimi edhe për rajonin.

“Jam entuziast me çfarë mund të mësojmë nga njeri-tjetri, jo vetëm për atë se çfarë kemi bërë në teknologjinë e informacionit dhe sesi të rinjtë mund të futen që tani në punët e të ardhmes, në punët modern, por jam shumë entuziast edhe për çfarë mund të shkëmbejmë – njohuri se si kemi ndërtuar Piramidën, qendrën TUMO, “Plug & Play” – do të doja shumë që këtë eksperiencë ta ndanim me të rinjtë e Malit të Zi“, u shpreh Veliaj.

Ndërsa, theksoi se qëllimi i kësaj vizite është thellimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, Angjela Jakshiç Stojanoviç krahas projektit të bashkëpunimit mes shkollave, ndau edhe disa prej projekteve të tjera për të cilat diskutoi me Veliajn.

“Do të doja të falenderoja kryetarin e Bashkisë së Tiranës për mikpritjen e tij. Është vërtet një kënaqësi dhe një nder për ne të jemi këtu, për të folur në lidhje me bashkëpunimet e mëtejshme mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, kryesisht në fushën e arsimit, shkencës dhe inovacionit. Sot patëm një takim, përgjatë të cilit akorduam në lidhje me një marrëveshje, e cila ka në fokus veprimtari konkrete që pritet të konkretizohen në të ardhmen. Patëm bisedime në lidhje me vendosjen e disa hubeve IT, të cilat tashmë ekzistojnë në Shqipëri, si dhe për instalimin e modaliteteve të ngjashme edhe në Mal të Zi. Diskutuam, po ashtu, edhe për mundësinë e një bashkëpunimi të ngushtë mes shkollave në Mal të Zi dhe atyre në Shqipëri. Do të organizojmë së bashku mjaft aktivitete, kryesisht sa i përket shkëmbimeve që kanë të bëjnë me programet për fëmijët e ciklit fillor dhe 9-vjeçar. Për ne, do të jetë një kënaqësi bashkëpunimi me ju, si dhe forcimi i lidhjeve tona në të ardhmen”, u shpreh ajo.

MF: Të ardhurat për 11-mujorin, rritje me 60,5 miliardë lekë

Sipas raportit të Ministrisë së Financave mbi treguesit paraprakë fiskalë, të ardhurat u realizuan në masën 100 % të planit…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

MF: Të ardhurat për 11-mujorin, rritje me 60,5 miliardë lekë

Sipas raportit të Ministrisë së Financave mbi treguesit paraprakë fiskalë, të ardhurat u realizuan në masën 100 % të planit…