Vetëpastrimi i Policisë, Balla: AMP rezultate të mira, nevojitet mbështetja e SPAK

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla foli sot për procesin e vetingut në Polici, ndërsa theksoi se për këtë nevojitet mbështetja e SPAK dhe institucioneve të tjera.


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla foli sot për procesin e vetingut në Polici, ndërsa theksoi se për këtë nevojitet mbështetja e SPAK dhe institucioneve të tjera.

Në një intervistë televizive, Balla u shpreh se rezultatet e deritanishme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore janë të mira.

“Por në vlerësimin tim janë të pamjaftueshme sa kohë deri tani jemi në nivel shefash komisariati. Pa pasur drejtorë departamentesh nuk quhet e suksesshme”, tha ai.

Balla u shpreh se “kemi ringjallur siç duhet procesin e vetingut”.

“Kemi pasur edhe shkarkime edhe dorëheqje, por kjo duhet të intensifikohet. Në këtë proces janë të përfshirë të gjithë. Pa mbështetjen e SPAK, prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm të SHISH dhe institucioneve të tjera është e vështirë që ky proces të shkojë në këto nivele. Unë jam besimplotë që do të kemi edhe drejtorë”, tha ai.

Balla garantoi qytetarët e Tiranës dhe 19 qyteteve të tjera të mëdha se shumë shpejt do të kemi një sistem të ri me kamera duke u referuar projektit “Smart City”.

Ministri siguroi se Shqipëria do të ketë sistemin më të mirë të kamerave jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por në Europë.

Duke folur për angazhimin e Policisë gjatë sezonit veror, Balla u shpreh se “të gjitha patrullat e policisë do të jenë të pajisura me aparatura që masin nivelin e ndotjes akustike dhe e provojnë këtë shkelje”.

“1600 forca policie nga pjesët e tjera të territorit do të spostohen nga Velipoja në Konispol”, tha ai.

“Presim të kemi në rrugët e Shqipërisë gjatë gjithë vitit 4.5 milionë makina. Menaxhimi i trafikut është shumë i vështirë, por falë korridoreve të reja që po krijohen do ketë impakt të lartë, si hapja e tunelit të Llogorasë”, tha Balla.

(Marrë nga ATSH)

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.