Bregu dhe Mogherini nënshkruajnë Memorandumin e Mirëkuptimit mes RCC dhe Kolegjit të Evropës

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu dhe rektorja e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini, nënshkruan në Tiranë një memorandum mirëkuptimi për zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy institucioneve.


Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu dhe rektorja e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini, nënshkruan në Tiranë një memorandum mirëkuptimi për zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Fuqizimi i kapitalit njerëzor, krijimi i mundësive të punësimit, nxitja e aftësive të të rinjve janë në fokusin e axhendës së RCC-së, prandaj qëllimi kryesor i këtij memorandumi është t’i mundësojë RCC-së ofrimin e një bursë të plotë, çdo vit, për një student nga Evropa Juglindore, përfshirë Ballkanin Perëndimor, në Kolegjin e Evropës, Kampusi i Tiranës.

“Kjo është një iniciativë që ndërmerret për herë të parë nga RCC. Është një ndërmarrje më shumë nga çfarë kemi bërë deri tani për axhendën rinore, përmirësimin e politikave, programet e lëvizshmërisë, praktika pune të paguara. Më shumë se 30 studentë kanë qenë praktikantë në RCC, biseda të hapura, vizita në universitete, etj.”, tha Bregu.

Ndërsa Mogherini vlerësoi faktin që Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka vendosur të mbështesë Kolegjin e Evropës në ngritjen historike të kampusit tonë të ri në Tiranë, nëpërmjet një skeme të re bursash.

“Misioni i Kolegjit të Evropës drejt integrimit të mëtejshëm evropian është në përputhshmëri të plotë me misionin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, i cili ka punuar pa u lodhur drejt integrimit të plotë evropian të anëtarëve të tij që nga krijimi i tij. Ndërsa kampusi ynë do të rritet në vitet e ardhshme, ne jemi të përkushtuar të eksplorojmë më tej këtë partneritet dhe të mbështesim njëri-tjetrin për të maksimizuar ndikimin tonë”, u shpreh Mogherini.

Bursa e ofruar nga RCC do të mbulojë tarifën për shkollimin, akomodimin dhe ndër të tjera, udhëtimet studimore akademike. Studenti i mbështetur do të zgjidhet nëpërmjet aplikimit, në përputhje me kërkesat e Kolegjit të Evropës. Kurset do të fillojnë në gusht. (Marrë nga ATSH)

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!