2 qershor 1961, shpallen qytetet-muze të Shqipërisë

Gjirokastra, Berati, nëntoka e Durrësit dhe Pazari i Vjetër i Krujës, u shpallën “Qytete-muze” më 2 qershor 1961.


Gjirokastra, Berati, nëntoka e Durrësit dhe Pazari i Vjetër i Krujës, sot disa nga vendet më të vizituara nga turistët, u shpallën “Qytete-muze” më 2 qershor 1961.

Arkivi Qendror i Shtetit sjell sot vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 170 mbi shpalljen e qyteteve-muze, ku u aprovua edhe rregullorja për administrimin e këtyre vendeve.

Në dokumente përcaktohet qartë rëndësia që duhej t’u jepej monumenteve, por edhe banesave private që gjendeshin në këto qytete. Bashkë më përgjegjësinë e shtetit edhe qytetarët merrnin me vete përgjegjësitë për të ruajtur trashëgiminë e qyteteve-muze.

Sot Gjirokastra, Berati, dhe Amfiteatri i Durrësit janë në UNESCO si thesare të botës, por edhe atëherë kur Shqipëria ishte një vend i ilzoluar nga bota, rëndësia e kulturës, së bukurës, traditës dhe autentikes vlerësohej, në atë kohë me termin “qytete-muze”.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Spiropali pret Pellegrinin: Sllovakia, partner i rëndësishëm i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, i pari President Sllovak…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali pret Pellegrinin: Sllovakia, partner i rëndësishëm i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, i pari President Sllovak…