Shqipëria, partnere në luftën europiane dhe globale kundër narkotikëve

Vlerësimi ka ardhur në takimin që ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi me drejtorin e Agjencisë së Bashkimit Europian kundër Drogës (EMCDDA), Alexis Goosdeel.


Shqipëria vlerësohet si një partner i angazhuar fuqimisht në luftën europiane dhe globale kundër narkotikëve. Vlerësimi ka ardhur në takimin që ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi me drejtorin e Agjencisë së Bashkimit Europian kundër Drogës (EMCDDA), Alexis Goosdeel.

Gjatë bashkëbisedimit, mbajtur në Ministrinë e Brendshme, ata folën mbi rëndësinë e përmirësimit të kuadrit ligjor në përballjen me drogat si dhe hartimin e projekteve të përbashkëta.

“EMCDDA po mbështet Shqipërinë ngritjen e Observatorit Kombëtar të Drogave dhe Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm”, theksoi ministri Balla pas takimit.

Operacionet kombëtare kundër shpërndarësve të lëndëve narkotike pranë shkollave dhe në komunitetet kanë çuar në arrestimin e 1242 personave dhe sekuestrimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike.

Ndërkohë Policia e Shtetit po vijon çdo ditë goditjen e tentativave për kultivim të kanabisit, në kuadër të operacionit kombëtar “Territori i Pastër”, e vetëm gjatë muajit maj janë asgjësuar mbi 42 mijë bimë narkotike.

Lexo më shumë nga

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.