Felaj: Bashkëpunim me Forumin Parlamentar Europian mbi çështjet e popullsisë dhe zhvillimit

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj Valikaj dhe deputetja Klodiana Spahiu zhvilluan një takim me Leonidas Galeridis, ekspert politikash dhe kërkimi shkencor pranë Forumit Parlamentar Europian (EPF).


Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj Valikaj dhe deputetja Klodiana Spahiu, në cilësinë e anëtareve të Grupit Vullnetar për Popullsi dhe Zhvillim, zhvilluan një takim me Leonidas Galeridis, ekspert politikash dhe kërkimi shkencor pranë Forumit Parlamentar Europian (EPF).

Ky forum mbështet punën e parlamentarëve në Shqipëri përmes Qendra për Popullsi dhe Zhvillim, ACPD, e cila u përfaqësua në këtë takim nga Elona Gjebrea, drejtoreshë e kësaj qendre.

Gjatë takimit u theksua mbështetja e EPF-së për Grupin Vullnetar për Popullsi dhe Zhvillim dhe nevoja për të ndihmuar parlamentarët me statistika krahasuese dhe shembuj politikash në fushën e shëndetit riprodhues dhe çështjeve të demografisë.

Felaj dhe Spahiu shprehën gatishmërinë për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin me EPF dhe drejtorin Ekzekutiv të EPF, Neil Datta, të cilin e ftuan për të vizituar Kuvendin e Shqipërisë, si dhe angazhimin për të punuar më tepër mbi legjislacionin dhe politikat në fushën e çështjeve të popullsisë dhe zhvillimit.

Rama: Në këto zgjedhje vlen historia e shqiptarëve me të shkuarën dhe të ardhmen

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë takimit në selinë rozë me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste për qarkun e…

Global 360

Mbyllet Zëri i Amerikës

Biberaj: Kapitull i trishtuar në historinë e angazhimit të SHBA me botën

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Në këto zgjedhje vlen historia e shqiptarëve me të shkuarën dhe të ardhmen

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë takimit në selinë rozë me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste për qarkun e…