Meloni: Marrëveshja Itali-Shqipëri për migrantët, pjesë e zgjidhjes së problemit në BE

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, tha sot 15 vende anëtare të Bashkimit Evropian kanë kërkuar nga Komisioni Evropian të ndjekin shembullin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë


Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, tha sot 15 vende anëtare të Bashkimit Evropian kanë kërkuar nga Komisioni Evropian të ndjekin shembullin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për menaxhimin e migrantëve të paligjshëm që i vijnë në territorin e BE.

Në një konferencë për shtyp, nga Shëngjini, Lezhë, ku janë ngritur strukturat akomoduese sipas marrëveshjes për migrantët, Meloni tha se, marrëveshja e nënshkruar mes Italisë dhe Shqipërisë mund të jetë pjesë e zgjidhjes së problemit të migracionit të paligjshëm në BE, që është shqetësim për familjen evropiane prej vitit 1991.

“Kur në verën e shkuar unë erdha këtu në Shqipëri dhe pata rastin të diskutoj me Kryeministrin Rama për këtë marrëveshje, ne morëm parasysh disa kritere, disa kushte sepse me migracionin e jashtëligjshëm është një fenomen shqetësues dhe që vendet e BE nuk mund ta përballonin të vetme, por duhej dhe ndihma e vendeve të tjera jashtë BE dhe s’na mbetet tjetër, por ta përforcojmë këtë bashkëpunim dhe arritëm në realizimin e nënshkrimin e kësaj marrëveshje, që bazohet në tre objektiva. Në luftën ndaj trafikut të qenieve njerëzore, apo emigracionit të paligjshëm”, tha Meloni.

“Dhe përmes kësaj marrëveshjeje, Shqipëria ka vënë në dispozicion disa territore të saj, zona e Shëngjinit ku ndodhemi sot dhe Gjadri. Italia po kryen punimet për ngritjen e dy qendrave, fillimisht në Shëngjin, dhe më pas ajo e Gjadrit ku do të strehohen emigrantët. Është një marrëveshje novative. E mbani mend që unë mendova dhe dëshirova fort që të shndërrohej në një model për vendet e tjera. Sot 15 vende të BE nga 27 në total nënshkruan dhe i dërguan një apel KE për të kërkuar në mënyrë që këto vende të BE të ndjekin shembullin e marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë. Dhe vetë qeveria gjermane, ministri i Brendshëm atje, këshilloi ndjekjen e modelit të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë”, u shpreh Meloni.

“Kjo marrëveshje mund të diskutohet edhe nga vendet e tjera. Mund të bëhet dhe pjesë e zgjidhjes së këtij problemi në BE. Ne duam të lëmë gjithçka pas krahëve dhe t’i themi skeptikëve se do ta realizojmë me sukses. Marrëveshja për qendrat do të jetë një zgjidhje për problematikën që haset me emigrantët që prej vitit ’91’”, përfundoi Meloni.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…