Rama: Italia, avokatja jonë më e rëndësishme në Bruksel

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Italia është avokati ynë më i rëndësishëm në Bruksel, duke folur në konferencën e përbashkët për median me kryeministren italiane, Giorgia Meloni


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Italia është avokati ynë më i rëndësishëm në Bruksel, duke folur në konferencën e përbashkët për median me kryeministren italiane, Giorgia Meloni pas inspektimit të kampeve të migrantëve në Shëngjin e Gjadër.

Rama falënderoi Melonin për mbështetjen që ka treguar në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.

“Duhet të falënderoj Giorgia-n, kryeministren e një vendi me të cilin jemi të lidhur në një mënyrë të pandashme, të pashlyeshme, për të gjithë afeksionin dhe për të gjithë vullnetin e mirë që ka treguar, teksa ka shoqëruar Shqipërinë në rrugëtimin e saj të plotë drejt BE-së”, tha Rama.

“Italia ka qenë gjithmonë avokati ynë më i rëndësishëm në Bruksel dhe të kesh sot këtu nderin të jemi të dobishëm është diçka që ne e shohim si bekim”, theksoi Rama.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë shtoi se, “për ne këtu në Shqipëri nuk ka të bëjë ngjyra e forcave politike, të cilat qeverisin Italinë. E ka qeverisur Italinë, e majta, qendra majtë, e djathta, qendra e djathtë. Janë këmbyer pozicionet e tyre në bazë të vullnetit që populli italian ka pasur, por me të gjithë kemi pasur një marrëdhënie vëllazëri dhe të gjithë kanë bërë më të mirën e tyre për të na ndihmuar”.

Kjo, theksoi Rama, “duhet kuptuar mirë edhe nga shokët e mi të dashur të së majtës italiane, sepse kur ata shprehin konsiderata për mënyrën sesi vepron qeveria shqiptar e kundrejt Italisë, duhet të kuptojnë që tesera e anëtarësisë në një parti dhe veprimi në një fushë politike nuk kanë të bëjnë”.

Për ne, shtoi Rama, “qeveria ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë qeveria e një vendi me të cilin na lidh një miqësi shumë e veçantë dhe një aleancë strategjike që ne duam ta zhvillojmë hap pas hapi”.

Dhe, shtoi Rama, “nëse gabon qeveria italiane, ne marrim pjesë në atë gabim pa asnjë ngurrim”.

“Por le të mos e kthejmë këtë në një çështje politike të përditshme dhe në një çështje gabimesh që janë një tjetër arsye për t’u ndjerë si në shtëpi kur ndjekim politikën italiane sepse jemi shumë të ngjashëm. Një ngjashmëri, e cila ndonjëherë të bën të mendosh pse nuk i bashkojmë dy vendet tona në një dhe kështu të bashkojmë edhe partitë politike edhe gazetarët dhe le të bëjmë një festë të madhe gjysmë të vërtetash dhe pune të përbashkët”, u shpreh Kryeministri Rama.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Një analizë e progresit ekonomik të Kinës përpara sfidave të brendshme dhe ndërkombëtare

Byroja Kombëtare e Statistikave e Kinës publikoi një komunikatë për performancën e ekonomisë kineze përgjatë vitit 2024, që ishte edhe…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Një analizë e progresit ekonomik të Kinës përpara sfidave të brendshme dhe ndërkombëtare

Byroja Kombëtare e Statistikave e Kinës publikoi një komunikatë për performancën e ekonomisë kineze përgjatë vitit 2024, që ishte edhe…