Denaj: Agroturizmat, model suksesi dhe zhvillim për ekonominë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj solli sot shembullin e “The Chestnut Hill”, një agorturizëm i ngritur në zemër të bukurive natyrore të Tropojës


Agroturizmat përfaqësojnë modelin e suksesit dhe zhvillimit të qëndrueshëm për ekonominë tonë dhe turizmin.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj solli sot shembullin e “The Chestnut Hill”, një agorturizëm i ngritur në zemër të bukurive natyrore të Tropojës.

“Ermali dhe Geri e nisën me një shtëpi të vjetër, duke arritur një vlerësim maksimal në booking me 9.6 pikë. Me synimin për ta çuar këtë vlerësim në 10 pikë, tani kanë 11 dhoma, sipas standardeve më të larta dhe ofrojnë shërbim të shkëlqyer gjatë gjithë vitit”, u shpreh Denaj.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

Në zemër të bukurive natyrore të Tropojës, “The Chestnut Hill” ofron një menu të pasur me produkte autentike shqiptare, si mjalti i gështenjës dhe boronica.

“Ermali dhe Geri janë të vendosur për të zgjeruar agroturizmin dhe agropërpunimin, duke krijuar një zinxhir vlerash që rrit punësimin dhe vlerën e produkteve “Made in Albania”, theksoi më tej ministrja.

Denaj nënvizoi se, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbetet e vendosur në punën e saj për të mbështetur zhvillimin e agroturizmave në të gjithë vendin si mundësia më e mirë për të rritur ekonominë lokale dhe të ardhurat ekonomike të fermerëve e blegtorëve tanë.

(ATSH)

Nis numërimi i fletëve të votimit nga Diaspora

Të pranishëm edhe Celibashi dhe përfaqësuesit e partive politike

Global 360

Trump uron Leone XIV: Një nder i madh për SHBA-në

Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi urimet e tij Leone XIV, papës së parë me origjinë amerikane

Diplovista

Rama për “Corriere della Sera”: Me “Giro d’Italia” bëhemi më në fund protagonistë në skenën globale, një hap tjetër drejt Europës

Dhe pikërisht sot, nga vendi i shqiponjave nis Giro d’Italia, me etapën e parë Durrës–Tiranë, prej 160 kilometrash. “Do të…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Nis numërimi i fletëve të votimit nga Diaspora

Të pranishëm edhe Celibashi dhe përfaqësuesit e partive politike