Denaj: Lehtësi fiskale për investimet në agroturizëm

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale historinë e Pavlos që pas 8 vitesh qëndrimi në Zvicër, u kthye në vendlindje dhe ngriti agroturizmin “Adora”.


Në agroturizmin “Adora” i kuruar në detaje, ku kënaqësia e mysafirëve është prioritet.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale historinë e Pavlos që pas 8 vitesh qëndrimi në Zvicër, u kthye në vendlindje dhe ngriti agroturizmin “Adora”.

Agroturizmin “Adora”, është një investim mes ajrit të pastër të maleve afër liqenit të Komanit në Fierzë, dhe të ofron të gjitha produktet e zonës duke njohur turistë vendas e të huaj me shijen e mrekullueshme dhe cilësinë e produkteve “Made in Albania”.

Kjo pikë agroturistike është mjaft e frekuentuar nga pushuesit vendas dhe të huaj, sidomos tani në sezonin e verës.

Ministra u shpreh se, agroturizmi është kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë. “Ndaj dhe mbështetja për këtë sektor do të vijoj”, tha ajo.

“Nëpërmjet lehtësive fiskale dhe procedurave, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të vijojë mbështetjen për këtë sektor duke promovuar ruajtjen e traditave dhe kulturës lokale, nxitjen e ekonomisë rurale dhe krijimin e mundësive të reja për komunitetet lokale”, tha Denaj.

(ATSH)

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…