Rama viziton Kosovën në 25-vjetorin e çlirimit, takim me Osmanin

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një vizitë në Prishtinë, me rastin e 25 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës.


Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një vizitë në Prishtinë, me rastin e 25 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës.

Kreu i qeverisë është pritur nga Presidentja Vjosa Osmani me të cilën do të zhvillojë një takim kokë më kokë.

Më pas, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, dedikuar këtij përvjetori, që mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova, si dhe të vendeve aleate, të cilat patën një rol thelbësor gjatë viteve të luftës në Kosovë.

Kryeministri Rama do t’i adresohet një prej paneleve të Konferencës. Aty do të jenë të pranishëm edhe personalitete ndërkombëtare të mirënjohur për kontributin e tyre politik në periudhën e luftës, mes të cilëve ish-Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Tony Blair dhe ish-Kryeministri Italian Massimo D’Alema.

Në vijim të axhendës, Kryeministri Rama do të mikpritet nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ku në një ceremoni të posaçme do të nderohet me Çelësin e Qytetit.

Ndër të tjera, Kryeministri Rama do të marrë pjesë edhe në çeljen e ekspozitës së veçantë “Reporting House”, një retrospektivë e fuqishme e mediave gjatë periudhës së luftës në Kosovë, ku përmes artefakteve të gazetarëve dhe veprave të artistëve, vizitorët do të njihen me historinë e luftës së viteve 1998-1999 dhe ndikimin e saj në dekadat që pasuan.

10 qershori i vitit 1999 shënon fundin e luftës në Kosovë dhe tërheqjen e trupave serbe, pas 78 ditë bombardimesh ajrore të NATO-s.

Po me këtë datë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas së cilës në Kosovë u dërguan trupat paqeruajtëse të KFOR-it nga 36 vende.

Lexo më shumë nga

Tragjedia në Koçan, Spiropali: Jam pranë familjeve që humbën njerëzit e tyre të dashur

Një zjarr në një klub nate i shkaktuar nga mjetet piroteknike në qytetin e vogël të Koçanit të Maqedonisë së…

Global 360

Mbyllet Zëri i Amerikës

Biberaj: Kapitull i trishtuar në historinë e angazhimit të SHBA me botën

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Tragjedia në Koçan, Spiropali: Jam pranë familjeve që humbën njerëzit e tyre të dashur

Një zjarr në një klub nate i shkaktuar nga mjetet piroteknike në qytetin e vogël të Koçanit të Maqedonisë së…