Spiropali: Rindërtimi i Ukrainës, kontribut edhe për paqen globale

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, gjatë punimeve të Konferencës së Rimëkëmbjes së Ukrainës, në Berlin, nënvizoi kërcënimin që lufta në Ukrainë paraqet për paqen dhe sigurinë globale.


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, gjatë punimeve të Konferencës së Rimëkëmbjes së Ukrainës, në Berlin, nënvizoi kërcënimin që lufta në Ukrainë paraqet për paqen dhe sigurinë globale, si dhe nevojën urgjente për të dalë me një projekt konkret për të mundësuar rimëkëmbjen e Ukrainës.

Ministrja theksoi se “Shqipëria ndan të njëjtin shqetësim lidhur me pasojat katastrofike që ka sjellë agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë kundër Ukrainës”.

“Kjo luftë agresioni kundër Ukrainës vazhdon të shkaktojë vuajtje të tmerrshme njerëzore, shkatërrim masiv të infrastrukturës dhe trazira në ekonomi. Gjithashtu, ajo ka ndikuar në një humbje të paprecedentë të kapitalit njerëzor ukrainas. Kjo luftë ka imponuar kosto të larta në ekonominë globale, si dhe efekte negative në zinxhirët e furnizimit, duke kontribuar në inflacion të lartë dhe mungesë të energjisë dhe ushqimit”, tha Spiropali.

Ministrja theksoi se “përpjekjet dhe angazhimi ynë i përbashkët sot për rindërtimin e këtij vendi martir në ditët në vijim, janë mëse të domosdoshme”.

“Vendet demokratike kanë treguar unitet të paprecedentë në dënimin e veprimeve të Rusisë dhe mbështetjen e Ukrainës. Rindërtimi i Ukrainës nuk do të ndihmonte vetëm Ukrainën. Do të ishte kontributi më i madh premtues dhe kuptimplotë për domosdoshmërinë e paqes globale dhe dëshmi e faktit se bota demokratike është më e fortë, se vlerat tona nuk shkatërrohen”, shtoi ajo.

Spiropali theksoi se ekziston një bindje e përbashkët se rindërtimi i Ukrainës do të jetë një ndërmarrje kolosale me sfida të mëdha dhe paparashikueshmëri.

“Një pjesë e madhe e Ukrainës ka nevojë urgjente për mbështetje ndërkombëtare për rindërtimin. Është e domosdoshme që qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare të bashkëpunojnë ngushtë gjatë gjithë këtij procesi”, shtoi ajo.

Spiropali nënvizoi se që në krye të herës, Shqipëria ka dënuar ashpër agresionin rus dhe do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën derisa të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme.

“Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore, që u mbajt në Tiranë më 28 shkurt të këtij viti, ishte dëshmi e qartë e angazhimit konkret të Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës. Ne si shtet, kemi bërë çmos për të ndihmuar Ukrainën me gjithçka mundemi. Më 4 gusht 2022, buxheti i shtetit të Ukrainës mori fonde granti nga Qeveria e Shqipërisë në vlerën 1 milion euro, premtuar gjatë Konferencës së Donatorëve për Ukrainën që u mbajt në Varshavë më 5 maj 2022. Bashkia e Tiranës dhuroi mjete financiare në Bashkinë e Kharkiv-it me qëllim rindërtimin e një prej shkollave të qytetit. Shqipëria, bashkë me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, janë zotuar të ndërtojnë një bllok banesash në qytetin e Irpin-it”, shtoi ajo.

Po ashtu, Spiropali theksoi se ndihma ushtarake ka qenë e vazhdueshme.

“Që prej nisjes së konfliktit Rusi-Ukrainë, Shqipëria ka kontribuar në mbështetje për Ukrainën me automjete, municione, armatime dhe stërvitje për Forcat e Armatosura të Ukrainës. Përpos ndihmës së deritanishme, qeveria shqiptare mbetet e gatshme të kontribuojë në projektet e rimëkëmbjes së pasluftës për të ndihmuar ekonominë e Ukrainës, në koordinim me organizatat, aleatët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë”, theksoi ajo.

(Marrë nga ATSH(

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…