Balluku takim me ministrin azer të ekonomisë: Konkretizojmë projektin për gazifikimin e Korçës

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u takua në Azerbajxhan, me ministrin e Ekonomisë, Mikayil Jabbarov.


Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u takua në Azerbajxhan, me ministrin e Ekonomisë, Mikayil Jabbarov.

Një postimi në rrjetet sociale, Balluku informoi se gjatë takimit, diskutuan hapat që janë hedhur për realizimin e projektit pilot të gazifikimit të Korçës, në bashkëpunim të ngushtë me kompaninë e ekspertizës ‘Soca’”.

Balluku bëri të ditur se, tashmë nisi faza e rëndësishme e implementimit të këtij projekti, që do t’i japë mundësi qytetarëve të ulin kostot e konsumit të energjisë.

“Përmes këtij projekti të rëndësishëm, mbi të gjitha diversifikojmë burimet energjetike që Shqipëria përdor, duke krijuar më tej sigurinë energjetike si çelës të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik”, deklaroi Balluku.

Zëvendëskryeministrja Balluku ndodhet në Azerbajxhan, ku po kryeson delegacionin qeveritar në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët Shqipëri – Azerbajxhan, që u zhvillua të hënën. (ATSH)

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.