Hasani: Biblioteka qendrore e Helsinkit, vendtakimi i një epoke të re për librin

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani nisi sot vizitën zyrtare dyditore në Finlandë.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka nisur sot vizitën zyrtare dyditore në Finlandë.

Hasani e ka nisur vizitën nga biblioteka qendrore e Helsinkit.

Teksa ndau foto nga kjo bibliotekë, Hasani theksoi se kjo bibliotekë është vendtakimi i një epoke të re për librin, artin, muzikën, historinë dhe punën.

“Mirëmëngjes nga biblioteka qendrore e Helsinkit, vendtakimi i një epoke të re për librin, artin, muzikën, historinë dhe punën”, shkroi Hasani në një postim në rrjetet sociale.

Më 12 dhe 13 qershor 2024, ministri Hasani do të qëndrojë në Finlandë, ku do të ketë takime me presidentin Alexander Stubb, homologen Elina Valtonen, si dhe ministrin për BE dhe Drejtimin e Pronësisë, Anders Adlercreutz.

Ai do të vizitojë Qendrën Evropiane për Kërcënimet Hibride në Helsinki dhe do të takohet me grupin parlamentar të miqësisë Shqipëri – Finlandë.

Bashkëpunimi në sektorin e ekonomisë dhe turizmit, mbështetja e Finlandës ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, mbështetja për Ukrainën, si dhe bashkëpunimi në kuadër të NATO-s dhe kryesinë e OSBE-së për vitin 2025, janë disa prej temave që pritet të diskutohen gjatë takimeve të ministrit Hasani.

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe marrëveshje bashkëpunimi në fushën e energjisë dhe inovacionit

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) konkretizuan angazhimin për të rritur bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe inovacionit.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe marrëveshje bashkëpunimi në fushën e energjisë dhe inovacionit

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) konkretizuan angazhimin për të rritur bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe inovacionit.