Rritja e pagave të Kushtetueses, Manja: Detyrim ligjor!

Ministri i Drejtësisë tha se Gjykata Kushtetuese, është rojtare e Kushtetutës dhe është një paradhomë e Gjykatës së Strasburgut.


“Kthimi i Gjykatës Kushtetuese në majën e piramidës së pagave, është një detyrim ligjor”, tha sot ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku po diskutohen ndryshimet ligjore në ligjin “për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.

Manja tha se Gjykata Kushtetuese, është rojtare e Kushtetutës dhe është një paradhomë e Gjykatës së Strasburgut.

“Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendime që askush nuk i ka diskutuar, në momente shumë të rëndësishme edhe për interesin kombëtar dhe ndoshta juve ju djeg kjo pjesë, sepse besoj e mbanin mend kohë më parë, vendimin që dha Gjykata Kushtetuese në lidhje me çështjen e detit dhe që sot, falë atij vendimi të Gjykatës Kushtetuese dhe shumë vendimeve të tjera që ajo Gjykatë ka marrë në interes për vendin, sigurisht e ka rritur reputacionin e kësaj gjykate”, tha Manja.

Sipas Ministrit të Drejtësisë, çështja e pagave të Gjykatës Kushtetuese është çështje e zbatimit të ligjit dhe nuk është çështje dëshire.

“Gjykata Kushtetuese ka përcjell pranë Ministrisë së Drejtësisë një propozim për ndryshime në ligjin e saj organik me qëllim rritjen e pagës së gjyqtarëve pranë kësaj gjykate, duke e vendosur atë në majën e piramidës së pagave të sistemit të drejtësisë. Kjo është e gjitha. Kjo kërkesë është shoqëruar me disa propozime për shtesa e ndryshime, me qëllim e adresimin e nevojave për rregullimin e statusit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Manja.

Sipas tij, “reforma në drejtësi në 2016, e zhbëri sistemin piramidal të pagave që ekzistonte deri në atë moment, për shkak të nevojës akute të rindërtimit të sistemit të drejtësisë, me reformën e madhe në drejtësi që ndërmorëm në vitin 2016. Deri në atë moment Gjykata Kushtetuese qëndronte në majën e piramidës së pagave të sistemit të drejtësisë, pasi kjo gjykatë është paradhomë e Gjykatës së Strasburgut”, tha Manja.

Ministri i Drejtësisë rreshtoi dhe tre pika kryesore se përse propozohet rritja e pagave të gjyqtar%ve të Gjykatës Kushtetuese. “Së pari, Gjykata Kushtetuese ka juridiksion përfundimtar kontrolli mbi kushtetutshmërinë e vendimeve që japin gjykatat e zakonshme, apo të gjykatave të Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsioni.

Së dyti, Kushtetuta e ka veshur Gjykatën Kushtetuese me përgjegjësi ekzkluzive për kontrollin e ligjeve dhe akteve normative. Vendimet e Gjykata Kushtetuese mbi këto çështje kanë fuqi rregulluese, dhe qëndrojnë në një nivel më të lartë se ligjet në sistemin e hireakisë së normave. Vendimet kanë fuqinë e ligjit. Së treti, kryetari i Gjykata Kushtetuese është personaliteti i katërt në hireakinë protokollare pas Presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit”, tha Manja.

Manja dha detaje dhe për mënyrën e llogaritjes së pagës së gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. “Paga e gjyqtarit të kushtetueses do të jetë sa 0.96 e pagës së Presidentit. Edhe paga e këtyre subjekteve, anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese do të indeksohet sipas të njëjtave dispozita sipas ligjit të statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kemi parashikuar që përveç pagës mujore, gjyqtari i Kushtetueses do të përftitojë një shtesë na masën 58% të pagës. Kështu vendosim Gjykatën Kushtetuese në majën e piramidës së sistemit. Është ruajtur edhe e drejta e Kryetari të Gjykata Kushtetuese, 20% më e lartë se ajo e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese”, theksoi Manja.

Projektligji në fjalë, parashikon se paga e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të jetë e barabartë me pagën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, ndryshohet, dhe rroga tashmë bëhet sa 96 % e pagës së presidentit, plus 58 % shtesa për shkak të natyrës së veçantë të punës. Pra paga e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese bëhet 644 mijë lekë. Ndërsa drejtuesi i Gjykatës ka 20% shtesë për shkak të pozicionit dhe paga e tij arrin 773 mijë lekë.

(Marrë nga ATSH)

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…