Begaj në konferencën e Trojkës së SCEEP: Integrimi në BE, fokusi i Kryesisë shqiptare

Gjatë një konference për shtyp, në përfundim të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), Presidenti Begaj, në krah të Presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova dhe Presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatović, theksoi rëndësinë e forcimit të kësaj organizate për rajonin.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, deklaroi nga Shkupi se, Shqipëria mbetet një mbështetëse entuziaste dhe proaktive e bashkëpunimit rajonal.

Ky bashkëpunim, theksoi Presidenti Begaj, përmirëson jetesën e qytetarëve, forcon marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe ndihmon proceset integruese Euroatlantike.

Gjatë një konference për shtyp, në përfundim të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), Presidenti Begaj, në krah të Presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova dhe Presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatović, theksoi rëndësinë e forcimit të kësaj organizate për rajonin.

Ndërsa përgëzoi Shkupin për lidershipin dhe vizionin evropian që tregoi gjatë ushtrimit të kryesimit të radhës së SEECP, Presidenti Begaj bëri të ditura prioritetet e Shqipërisë, e cila do të marrë kryesimin e radhës.

Presidenti i Republikës deklaroi se çështjet parësore kanë të bëjnë me procesin e integrimit evropian, rritjen e qëndrueshme ekonomike, Agjendën e Gjelbër dhe Digjitale, turizmin, kulturën dhe ndërlidhshmërinë.

Kryesimi nga Tirana për herë të tretë i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), sipas Presidentit Begaj, krijon lehtësi, pasi kjo udhëheqje do të bazohet në përvojat dhe sukseset e mëparshme.

Gjatë këtij kryesimi, Presidenti Begaj deklaroi se, motoja do të jetë “Të formësojmë të ardhmen tonë evropiane”, duke e vendosur integrimin në BE në qendër të drejtimit të radhës së Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Lexo më shumë nga

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!