Koordinatori amerikan kundër korrupsionit global vjen në Shqipëri, DASH: Diskutim i fushave për bashkëpunim të mëtejshëm

Koordinatori amerikan kundër korrupsionit global, Richard Nephew do të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme.


Koordinatori amerikan kundër korrupsionit global, Richard Nephew do të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme.

Nephew do të udhëtojë në Malin e Zi, Lituani dhe Shqipëri më 16-21 qershor.

Departamenti i Shtetit njofton se, vizita e tij do të nënvizojë angazhimin e vazhdueshëm të SHBA-së për të luftuar korrupsionin në Ballkanin Perëndimor, për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të adresuar sfidat e vazhdueshme të përbashkëta.

Më 20 qershor, Koordinatori Nephew do të vizitojë Tiranën, ku do të takohet me përfaqësues të qeverisë dhe shoqërisë civile. Ai do të diskutojë për punën që po bëhet në luftën kundër korrupsionit dhe fushat për bashkëpunim të mëtejshëm në përpjekjet kundër korrupsionit, njofton DASH.

Më 16-17 qershor, Nephew do të jetë fillimisht në Podgoricë, ku gjithashtu do të takohet me përfaqësues qeveritarë dhe të shoqërisë civile.

Më 18-19 qershor ai do të jetë në Vilinus, ku do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Lexo më shumë nga

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!