Programi i BE-së, përforcim i modeleve të punësimit në 19 bashki

Në kuadër të fillimit të projektit “BE për Përfshirjen në Tregun e Punës” EU4LMI – një projekt i financuar nga BE dhe i zbatuar nga PNUD në partneritet me Shërbimin Publik Suedez të Punësimit dhe Fondacionin Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, palët zhvilluan një takim pune, ku prezantuan projektin dhe diskutuan se si ky projekt do të kontribuojë në përpjekjet e Shqipërisë për të krijuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse.

“BE për Përfshirjen në Tregun e Punës” synon të përforcojë modelet gjithëpërfshirëse dhe aktive të punësimit dhe aftësive në 19 bashkitë e synuara të Prrenjasit, Gjirokastrës, Vorës, Mallakastrës, Cërrikut, Librazhdit, Shijakut, Kavajës, Kurbinit, Kukësit, Krujës, Pogradecit, Korçës, Kamzës, Vlorës, Shkodrës, Elbasanit, Durrësit dhe Tiranës, duke përshkallëzuar modelet e programeve aktive të tregut të punës dhe programeve të zhvillimit të aftësive.

Fokusi i EU4LMI-së do të jetë nxitja e qasjeve të integruara për zhvillimin e qëndrueshmërisë së tregut të punës, duke bërë së bashku zhvillimin e aftësive, promovimin e punësimit dhe kujdesin social dhe angazhimin me të gjithë aktorët e tjerë rajonalë dhe lokalë të tregut të punës.

Kjo përbën një përgjigje strategjike ndaj sfidave me të cilat përballen grupet të cënueshme, veçanërisht për përfituesit e ndihmës ekonomike, personat jo të përfshirë në arsim, punësim ose trajnim (NEET), personat me aftësi të kufizuara (PAK) dhe nënat e reja jo të përfshira në punësim.

Projekti është në përputhje me reformat e vazhdueshme të politikave ekonomike, të punësimit dhe të zhvillimit të aftësive të Shqipërisë, si dhe me përpjekjet e vendit drejt integrimit në BE.

Lexo më shumë nga

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.