Rama: Piramida e Tiranës nderohet me çmim nga “WAN Awards EMEA”

Piramida e Tiranës ka marrë një tjetër çmim nga juria e “WAN Awards EMEA”, vlerësuese e projekteve arkitekturore më novatore nga e gjithë bota.


Piramida e Tiranës ka marrë një tjetër çmim nga juria e “WAN Awards EMEA”, vlerësuese e projekteve arkitekturore më novatore nga e gjithë bota.

Kryeministri Edi Rama bëri sot të ditur se juria e “WAN Awards EMEA”, e cilëson Piramidën e Tiranës si një “projekt të guximshëm”, të hapur për publikun, dhe e rrethuar nga një ansambël kutish shumëngjyrëshe, të shpërndara brenda dhe përreth ndërtesës origjinale.

Juria e “WAN Awards EMEA” vlerëson se transformimi i Piramidës tregon se si një ndërtesë mund të përshtatet për një “erë të re”, duke ruajtur historinë e saj komplekse.

“Në vend që struktura të shembej më kot, guaska e saj e fortë prej betoni është përshtatur sipas parimeve të “ekonomisë qarkulluese”. Fletë të mëdha xhami me nivele zëvendësojnë xhamat midis trarëve të betonit të Piramidës, duke mbrojtur brendinë nga shiu, ndërsa njëkohësisht e mbajnë atë të hapur ndaj elementëve të natyrës”, vlerëson juria.

Arkitektja e njohur Eva Jiricna, kryetare e jurisë së “WAN Awards EMEA” vlerësoi projektuesit për këtë zgjidhje kaq të mirë, “për t’i treguar publikut se pak humor mund të shërojë edhe plagët më të thella”.

Zgjedhjet e 11 majit, Spiropali: Shqipëria, shans të artë për hapin e madh drejt anëtarësimit në BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, prezantoi sot pasdite në Kamzë skuadrën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit: Lindita…

Global 360

Mbyllet Zëri i Amerikës

Biberaj: Kapitull i trishtuar në historinë e angazhimit të SHBA me botën

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Zgjedhjet e 11 majit, Spiropali: Shqipëria, shans të artë për hapin e madh drejt anëtarësimit në BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, prezantoi sot pasdite në Kamzë skuadrën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit: Lindita…