Rrumbullaku pret kreun e INTERPOL: Bashkë kundër krimit të organizuar

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, priti në një takim presidentin e INTERPOL-it, gjeneral major Ahmed Naser Al-Raisi


Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, priti në një takim presidentin e INTERPOL-it, gjeneral major Ahmed Naser Al-Raisi, për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale në luftën kundër krimit të organizuar.

Rrumbullaku falënderoi presidentin e INTERPOL-it për vizitën dhe mundësinë që Policia e Shtetit të mikpriste Konferencën e 51-të Rajonale të INTERPOL-it për Europën, që zhvilloi punimet në Tiranë. Gjatë takimit, e njohu Ahmed Naser Al-Raisi me sfidat e Policisë së Shtetit dhe angazhimin e saj për garantimin e rendit, sigurisë dhe goditjen e krimit.

Në mënyrë të veçantë, Rrumbullaku nënvizoi bashkëpunimin shumë të mirë mes Policisë së Shtetit dhe INTERPOL-it. “Ky bashkëpunim, i konsoliduar në shkëmbim informacioni në kohë shumë të shpejtë dhe operacione të përbashkëta, duhet të shkojë edhe më tej, duke u fokusuar edhe në përpjekjen madhore të Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë për vendosjen para drejtësisë të personave në kërkim ndërkombëtar”, u shpreh ai, duke shtuar se, për Policinë e Shtetit është prioritet shumë i rëndësishëm dorëzimi në duart e drejtësisë i personave të kërkuar për krime të rënda dhe me rrezikshmëri të lartë, si për Shqipërinë, ashtu edhe për vendet ku ata strehohen.

Presidenti i INTERPOL-it, Ahmed Naser Al-Raisi, duke nënvizuar organizimin e shkëlqyer dhe suksesin e Konferencës së 51-të Rajonale të INTERPOL-it për Europën, që zhvilloi punimet në Tiranë, vlerësoi arritjet e Policisë së Shtetit shqiptar dhe energjinë, angazhimin e profesionalizmin e saj. Ai u shpreh se, bashkëpunimi, ndërveprimi dhe shkëmbimi intensiv i informacioneve, si në aspektin dypalësh dhe në atë shumëpalësh, do të ndihmojnë së tepërmi në vendosjen përpara drejtësisë të personave të kërkuar ndërkombëtarisht.

Policia e Shtetit dhe INTERPOL-i ranë dakord të rrisin bashkëpunimin dhe programet e përbashkëta për të luftuar krimin e organizuar ndërshtetëror në të gjitha format e tij, në të gjithë rajonin dhe më gjerë.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!