
Begaj merr pjesë në samitin e nivelit të lartë të paqes për Ukrainën
Presidenti Bajram Begaj është nisur sot në Zvicër për të marrë pjesë në Samitin e nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën

Presidenti Bajram Begaj është nisur sot në Zvicër për të marrë pjesë në Samitin e nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën, që do të zhvillohet më 15-16 Qershor 2024 në Bürgenstock, pranë qytetit të Lucernës.
Zyra e shtypit e presidencës, bën të ditur se Samiti do të bazohet në diskutimet, veçanërisht mbi formulën e paqes në Ukrainë, propozimet e tjera të paqes bazuar në Kartën e OKB-së dhe parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare.
Presidenti Begaj do të jetë në këtë samit krahas personaliteteve më të larta të botës.