Balla: Policia shqiptare, në krah të kolegëve gjermanë në Dortmund

Punonjësit e Policisë së Shqipërisë u angazhuan dje së bashku me kolegët gjermanë, në garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes së futbollit Itali-Shqipëri


Punonjësit e Policisë së Shqipërisë u angazhuan dje së bashku me kolegët gjermanë, në garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes së futbollit Itali-Shqipëri, në qytetin e Dortmundit, e vlefshme për Kampionatin Europian të Futbollit “Euro 2024”.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një postim në rrjetet sociale falënderoi efektivët e policisë për kontributin e tyre.

“Efektivët e Policisë së Shtetit kanë punuar së bashku me kolegët e tyre gjermanë për garantimin e rregullit dhe sigurisë në Dortmund. Shumë krenar për sjelljen e tifozëve në rrugë dhe në shkallët e stadiumit”, theksoi Balla.

Patrullat e përbashkëta policore kanë mbështetur policinë gjermane, duke ndërmjetësuar komunikimin dhe masat policore midis shtetit gjerman dhe tifozëve.

Rreth 580 forca të huaja policore janë dislokuar në Gjermani, të vendosura kryesisht në stacione hekurudhore, aeroporte dhe pikat kufitare, krahas funksionimit të Qendrës Kombëtare të Bashkëpunimit Policor.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!