Begaj, takime me homologë botërorë: Lobim për zgjerimin e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës

Presidenti Bajram Begaj, gjatë qëndrimit në Bürgenstock të Zvicrës, ku ndodhet për Samitin e Paqes në Ukrainë, u takua me disa nga homologët e tij botërorë.


Presidenti Bajram Begaj, gjatë qëndrimit në Bürgenstock të Zvicrës, ku ndodhet për Samitin e Paqes në Ukrainë, u takua me disa nga homologët e tij botërorë.

Veç bisedave për angazhimin kolektiv në gjetjen e rrugës për t’i dhënë fund konfliktit, presidenti Begaj ka trajtuar në këto takime edhe zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke vijuar lobimin për zgjerimin e njohjeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, të cilën e cilësoi një faktor stabiliteti në rajon.

 

Gjatë takimit me Presidenten e Moldavisë, Maia Sandu, Presidenti Begaj rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për aspiratën e integrimit evropian të Moldavisë.

Kreu i Shtetit i përcolli Sandu kërkesën për rishqyrtimin e vendimit për njohjen e Kosovës dhe mbështetjen për anëtarësimin e saj në organizmat ndërkombëtarë, ndërsa vlerësoi faktin që Moldavia po kontribuon me trupa në misionin paqeruajtës të KFOR-it.

Çështjen e Kosovës, Begaj e trajtoi edhe gjatë takimit me homologun afrikan të Kenias, William Ruto, të cilit i përsëriti kërkesën për njohjen zyrtare, duke theksuar se një lëvizje e tillë i shërben zgjerimit të frymës së paqes dhe sigurisë.

Shqipëria dhe Kosova, – theksoi Begaj, janë në të njëjtën linjë të politikës së bashkëpunimit kolektiv për shmangien e konflikteve.

Presidenti zhvilloi, gjithashtu, takime me homologët e Kosovës, Malit të Zi, Sllovenisë, si dhe me drejtues të organizatave që marrin pjesë në Samitin për Ukrainën, përfshi edhe Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…