Krijimi i observatorit të logjistikës detare, nënshkruhet memorandum mirëkuptimi

Instituti i Statistikave të Shqipërisë dhe Autoriteti Portual Durrës nënshkruan ditët e fundit një memorandum mirëkuptimi.


Instituti i Statistikave të Shqipërisë dhe Autoriteti Portual Durrës nënshkruan ditët e fundit një memorandum mirëkuptimi.

Marrëveshja u nënshkrua në praninë e zëvendëskryeministres, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nga drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT, Elsa Dhuli dhe drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Genti Gazheli, Drejtuesit të Lartë të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, pranë Policisë së Shtetit, Saimir Boshnjaku, Rektores së “Universitetit Aleksandër Moisiu – Durrës”, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski, Drejtoreshës së Përgjithshme të “Institutit të Transportit”, Lilika Radovicka, Drejtoreshës së Përgjithshme të “Agjencisë së Inovacionit Dhe Ekselencës”, Enkelejda Imeraj dhe Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të “Autoritetit Portual Durrës”, Pirro Vengu.

Qëllimi i këtij memorandumi është bashkëpunimi i ndërsjellë ndërinstitucional me qëllim përmirësimin e kuadrit rregullator dhe operacional mbi mbarëvajtjen e proceseve logjistike dhe shërbimeve publike në fushën e logjistikës detare dhe zinxhirëve të furnizimit si dhe rritjen e kapaciteteve dhe performancës së personelit përgjegjës për analizën e të dhënave dhe statistikave në institucionet pjesëmarrëse në këtë iniciative.

Bashkëpunimi synon në agregimin e kapaciteteve në mbledhjen, analizën dhe interpretimin e të dhënave, zhvillimin e metodave dhe metodologjive të qëndrueshme për analizën e të dhënave si edhe këshillimi në përdorimin e teknologjive inovative në fushën e logjistikës detare si dhe zinxhirëve të furnizimit.

(ATSH)

 

Lexo më shumë nga

Zgjedhjet e 11 majit, Spiropali: Shqipëria, shans të artë për hapin e madh drejt anëtarësimit në BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, prezantoi sot pasdite në Kamzë skuadrën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit: Lindita…

Global 360

Mbyllet Zëri i Amerikës

Biberaj: Kapitull i trishtuar në historinë e angazhimit të SHBA me botën

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Zgjedhjet e 11 majit, Spiropali: Shqipëria, shans të artë për hapin e madh drejt anëtarësimit në BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, prezantoi sot pasdite në Kamzë skuadrën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit: Lindita…