Veliaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Të lëmë mënjanë zilitë dhe baltën ndaj njëri-tjetrit!

Nga selia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj uroi të gjithë besimtarët gëzuar festën e Kurban Bajramit


Nga selia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj uroi të gjithë besimtarët gëzuar festën e Kurban Bajramit. Duke marrë shembullin e komuniteteve fetare në Shqipëri, ai bëri thirrje të lemë menjëanë zilinë dhe baltën ndaj njëri-tjetrit, teksa theksoi se vetëm me bashkëpunim dhe mirëkuptim mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme.
 
“Në dallim nga kohët e lashta kur Ibrahimit i kërkohej të bënte djalin kurban, sot na kërkohet të bëjmë kurban thashethemet, zilitë, xhelozitë, përfoljen, baltën, cinizmin, egoizmin. Fryma që duhet të kemi si shoqëri duhet të jetë si ajo që kemi mes besimeve. Sa më të dashur të jemi, sa më shumë të bëjmë kurban këto vese dhe këto cic-mice mes nesh, aq më shumë ecim përpara. Ne kemi treguar se kur ne bashkëpunojmë mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme”, tha Veliaj.
 
Ai pati një falenderim edhe për efektivët e policisë dhe mjekët, të cilët janë në krye të detyrës, edhe në ditë festash. “Dua të falenderoj të gjithë ata që na shërbyen deri vonë mbrëmë, policët e Policisë së Shtetit, Policisë Rrugore, Policisë Bashkiake, mjekët. Sot është ditë pushimi, nesër do jetë prapë ditë pushimi, por jo për të gjithë. Për disa njerëz, sidomos për ata që janë me uniformë, festat e mëdha, organizimet e mëdha, kërkojnë më shumë impenjime, më shumë orë jashtë pune, më shumë largim nga familja. Një mirënjohje për të gjithë ata që i shërbejnë komunitetit tonë edhe në ditë festash, edhe në ditë gëzimesh”, u shpreh kryebashkiaku.

Lexo më shumë nga

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!