Vullneti i përbashkët i një ati dhe birit

Xi Zhongxun-i, babai i presidentit kinez Xi Jinping ishte një nga pionierët dhe themeluesit e reformës dhe hapjes me botën e jashtme të provincës Guangdong.


Xi Zhongxun-i, babai i presidentit kinez Xi Jinping ishte një nga pionierët dhe themeluesit e reformës dhe hapjes me botën e jashtme të provincës Guangdong.


Xi Jinping(i pari nga e majta) me vëlla të vogël dhe të atin Xi Zhongxun(i pari nga e djathta)

Në dhjetor të vitit 1978, plenumi i 3-të i Komitetit Qendror të 11-të të PKK-së mori vendim për t’u fokusuar në zhvillimin ekonomik dhe zbatimin e politikës së reformës e të hapjes me botën e jashtme duke hapur periudhën e re të reformës e hapjes dhe të ndërtimit të modernizimit socialist.

Në një mbledhje qendrore të zhvilluar pas disa muajve, sekretari i parë i Komitetit të Partisë të Provincës Guangdong Xi Zhongxun i propozoi Komitetit Qendror t’i japë provincës Guangdong më shumë autonomi për reformën dhe hapjen. “Guangdong-u gjendet afër Hong-Kongut e Makaos dhe ka kushte të favorshme për zhvillimin e shkëmbimeve ekonomike e teknologjike të jashtme,” propozoi Xi Zhongxun-i.


Xi Jinping i ri me të atin Xi Zhongxun

Propozimet e reformës të paraqitura prej tij gjetën përkrahjen e qeverisë qendrore kineze. Në mars të vitit 1979 u krijua qyteti Shenzhen. Në gusht të një viti më pas u themeluan 4 rajone të posaçme ekonomike: Shenzhen-i, Zhuhai, Shantou e Xiamen-i.

Gjatë dy vjetëve në Guangdong, Xi Zhongxun-i bëri shumë punë të rëndësishme, duke përfshirë rregullimin e strukturës ekonomike rurale, zhvillimin e kulturave bujqësore, blegtorisë e peshkimit, zhvillimin e përpunimit të produkteve bujqësore, zhvillimin e tregtisë kufitare, tërheqjen e investimeve nga Hong-Kongu etj. Këto masa hodhën bazën për përparimin e provincës Guangdong në reformën dhe hapjen me botën e jashtme.

Praktika e Xi Zhongxun-it në Guangdong ka ushtruar ndikim të thellë mbi Xi Jinping-un.


Xi Jinping gjatë një vizite në zonat e prekura nga varfëria

Në vitin 1982, Xi Jinping-u shkoi për të punuar në kontenë Zhengding të provincës Hebei. Përballë mungesës së talenteve tekniko-shkencore, Xi Jinping-u paraqiti 9 masa për tërheqjen e talenteve. Këto masa përfshinin reformën e sistemit të shpërndarjes, të sistemit të personelit, të politikës së ushqimit, të regjistrimit familjar etj., dhe ishin pioniere atë kohë.

Gjatë punës në provincën Fujian, Xi Jinping-u paraqiti “përvojën e Jinjiang-ut” për zhvillimin ekonomik të konteve, thjeshtimin e procedurave dhe delegimin e kompetencave, reformën e sistemit të të drejtave pyjore etj.


Xi Jinping mbjell një pemë në parkun Lianhuashan pas vendosjes së shportës me lule para statujës së  Ten Hsiaopin-it, qytet Shenzhen, Kinë Jugore

Gjatë punës në provincës Zhejiang, Xi Jinping-u shpalli “strategjinë 8+8”, kurse në Shangai ai punoi për nxitjen e integrimit të Deltës së Lumit Jance.

Pasi u zgjodh kreu i shtetit, Xi Jinping-u ka theksuar që, për përballimin e një sërë problemesh e sfidash të tanishme, duhet të thellohet reforma, dhe reforma kërkon këmbëngulje e guxim. Sipas një studiuesi amerikan, ky vullnet pasqyrohet në luftën kundër korrupsionit, qeverisjen e vendit sipas ligjit, luftën për shkëputjen nga varfëria, ristrukturimin e ushtrisë, rregullimin e institucioneve partiake e qeveritare etj.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Ermir Shahini era e mirë e shkencës ekonomike

Studiues i mirfilltë i shkencave ekonomike. Vlerësuar nga SCOPUS i dyti në UAMD dhe i 65 në Shqipëri

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ermir Shahini era e mirë e shkencës ekonomike

Studiues i mirfilltë i shkencave ekonomike. Vlerësuar nga SCOPUS i dyti në UAMD dhe i 65 në Shqipëri