Balluku: Grama në Dibër po zbulohet gjithnjë e më shumë nga turistët

Grama në Dibër është kthyer në një atraksion ku ndalen mijëra vizitorë e turistë të dhënë pas turizmit malor.


Grama në Dibër është kthyer në një atraksion ku ndalen mijëra vizitorë e turistë të dhënë pas turizmit malor.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndau sot pamje nga kjo zonë, teksa shtoi se, “klima e freskët në Gramë të Dibrës gjatë verës e bën atë një vend ideal për hiking”.

“Përmes bjeshkësh me lule apo në shtigje malore, e gjithë kjo hapësirë është një zonë që po zbulohet gjithnjë e më shumë nga turistët vendas dhe të huaj”, tha Balluku.

Grama është cilësuar perla e Dibrës, e pasur me bjeshkë të sheshta, liqenin e bukur dhe gjelbërim të pafundmë. Me t’u ngjitur në bjeshkët e Gramës, syri sheh vetëm gjelbërim pafund, burime të shumta uji të kristaltë dhe shumë të ftohtë. Në Gramë ka një sërë monumentesh natyrore, ndaj edhe është ndër vendet më të lakmuara nga vizitorët vendas dhe turistët e huaj.

Grama shtrihet në verilindje të Peshkopisë, rreth 12 km larg qytetit dhe shkon deri në 2400 metra mbi nivelin e detit. Ajo është pjesa më e bukur e parkut kombëtar Korab-Koritnik. Ngjitja për në bjeshkë është shumë e bukur, të jep ndjesinë e një ballkoni, pasi prej aty mund të shikosh gjithë fushën e Dibrës, qytetin e Peshkopisë dhe plot bukuri që aty natyra i ka vizatuar me shumicë. (ATSH)

Klima e freskët në📍Gramë të #Dibrës gjatë verës e bën atë një vend ideal për hiking. Përmes bjeshkësh me 🌸🏵🪷lule apo në shtigje malore, e gjithë kjo hapësirë është një zonë që po zbulohet gjithnjë e më shumë nga turistët vendas dhe të huaj.
.
.
.
#visitalbania #Gramë #Dibra #Hiking #Turizëm #Natyrë #Verë #Shqipëri #Eksplorim #aventura #beautifulalbania

Posted by Belinda Balluku on Monday, June 17, 2024

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”