Banka Botërore: Shqipëria shtoi me 2.5% sipërfaqen pyjore gjatë viteve 2000-2020

Në vitin 2021, më shumë se një e katërta e humbjes globale të pyjeve me pemë ishte për shkak të zjarreve.


Në Shqipëri sipërfaqja pyjore e vendit është shtuar me 2.5% gjatë periudhës 2000-2020, bëri të ditur Banka Botërore.

Në raportin e publikuar së fundi mbi ndryshimin e inventarit të pyjeve në 20 vite, Banka Botërore vuri re se dëmet më të mëdha me rënien e sipërfaqeve të pyjeve ishin në Afrikë dhe në vendet e Amerikës Jugore, ndërsa në shumicën e shteteve në Europë dhe Azi sipërfaqja e pyjeve u rrit.

Sipas BB-së, pyjet kërcënohen nga shpyllëzimi dhe degradimi. Banka referon se, pyjet e degraduara janë dëmtuar nga aktivitetet njerëzore si prerja e pyjeve ose ngjarjet klimatike dhe mjedisore si zjarret etj.

Gjithashtu thekson BB, rritja e thatësirave dhe valëve te të nxehtit për shkak të ndryshimeve klimatike kanë bërë që zjarret të bëhen një nxitës më i rëndësishëm i humbjes së pemëve gjatë dekadave të fundit.

Në vitin 2021, më shumë se një e katërta e humbjes globale të pyjeve me pemë ishte për shkak të zjarreve. Zjarret e egra ndodhin kryesisht në pyjet e buta në Amerikën e Veriut, Evropë, Rusi dhe Australi.

Lexo më shumë nga

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…