Kroçera “World traveler” fut Durrësin në itinerarin e saj përreth detit Mesdhe

Kapiteni Taulant Allka: Kjo është kroçera më luksoze që ka vizituar ndonjëherë portin e Durrësit


Kroçera “World Traveller” ka futur në itinerarin e saj përreth detit Mesdhe edhe portin e Durrësit.

Ajo mbërriti sot në portin e Durrësit, në bordin e së cilës ishin afro 150 turistë amerikanë dhe kanadezë, që vijnë për herë të parë në Shqipëri.

Për kapitenin e portit të Durrësit, Taulant Allka kjo kroçerë është në nivelin më të lartë të luksit.

“Kjo është kroçera më luksoze që ka vizituar ndonjëherë portin e Durrësit. Është një sezon i mbarë. Porti po vizitohet vazhdimisht nga jahte dhe kroçere luksi”, tha Taulant Allka, kapiten i portit Durrës.

Gjatë qëndrimit disaorësh, turistët vizituan Durrësin, Krujën dhe Tiranën.

Ndërkohë, “World Traveller” ka planifikuar të vijë edhe 2 herë të tjera në muajin korrik, në portin e Sarandës dhe Vlorës.(ATSH)

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…