EURO 2024, Daliç: Shqipëria meriton respekt, por nuk është Spanja

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç u shpreh sot në konferencën për shtyp para sfidës së nesërme ndaj Shqipërisë në Hamburg se, ndaj Spanjës nuk bënë një ndeshje të mirë.


Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç u shpreh sot në konferencën për shtyp para sfidës së nesërme ndaj Shqipërisë në Hamburg se, ndaj Spanjës nuk bënë një ndeshje të mirë.

“Ne e dinim që kjo ndeshje do të ishte e rëndësishme para turneut, ne duam të kalojmë grupin, nuk jemi të dekurajuar pas Spanjës. E dimë që duhet të jemi më mirë se në ndeshjen e parë, jemi të kënaqur me gjithçka, jemi përgatitur, bëmë atë që duhej të bënim. Ju e dini që Vlashiç e braktisi grumbullimin, i ndodhi një problem tjetër”, tha ai.

Daliç u shpreh se, Shqipëria meriton respekt, por nuk është Spanja.

“Shqipëria nuk është një rival me të njëjtën cilësi si Spanja, por meriton shumë respekt. Ata janë të motivuar dhe të organizuar, duhet të jemi të durueshëm dhe të kujdesshëm. E dimë që synimi ynë është të fitojmë, do të jemi më sulmues, duam të bëjmë më mirë. Kundër Spanjës kishim edhe topin, kishim më shumë raste, por tani duhet të jemi edhe më mirë. Do të ketë ndryshime në përbërje, do ta vendosim më pas”, u shpreh ai.

“Nuk ishte bukur të humbnim ndeshjen e parë, nuk ishte një ndjenjë e bukur. Ne ishim gjithmonë të nënvlerësuar, askush nuk besonte tek ne dhe fituam tre medalje. Dhe ne jemi më të suksesshmit pas Francës. Kroacia meriton respekt dhe nderim më të madh. Tre medalje, Anglia fitoi një në 58 vjet. Ata janë të artë, dhe ne jemi të pavlerë. Ne jemi të rinj dhe të guximshëm, kjo dëshmohet nga prania e 100 mijë kroatëve në Berlin, rezultatet tona tregojnë se jemi më të mirë nga sa shihemi. E di që pas disfatës ka shumë pesimizëm, por shpresoj që të jemi sërish realistë, ashtu siç jemi, po e presim me padurim këtë. Dhe ne nuk na intereson çfarë thonë të tjerët”, tha Daliç.

“Ne arritëm gjithçka për shkak të hierarkisë dhe bashkimit. E para është cilësia, e dyta është ai rendi, ajo hierarki. Kjo është shumë e rëndësishme për mua dhe për lojtarët më të vjetër. Është e rëndësishme për të gjithë ne”, theksoi Daliç.

Ai tha se çelësi për nesër është durimi. “Duhet të jemi të zgjuar, të jetojmë deri në fund. Ne nuk duhet të humbasim toruan, të nxitojmë, të kërkojmë diçka me forcë. Duhet të arrijmë atje me cilësinë dhe lojën tonë. Ne shkojmë për tre pikë, por kemi edhe një pikë për shkak të ndeshjes së fundit. Durimi, agresiviteti, një qasje që do të na garantojë të jemi konkurrues, është thelbësore”, u shpreh trajneri kroat.

Lexo më shumë nga

Bashkia e Tiranës projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale

Bashkia e Tiranës ka propozuar një projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale, duke përcaktuar dy pasuri të reja…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Bashkia e Tiranës projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale

Bashkia e Tiranës ka propozuar një projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale, duke përcaktuar dy pasuri të reja…