Balla me donatorët: Të përkushtuar në përshpejtimin e reformave drejt integrimit europian

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla theksoi sot se “vlerësojmë shumë mbështetjen e çmuar që komuniteti i donatorëve na ka ofruar duke mundësuar arritje e rezultateve konkrete në fushën e punëve të brendshme”.


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla theksoi sot se “vlerësojmë shumë mbështetjen e çmuar që komuniteti i donatorëve na ka ofruar duke mundësuar arritje e rezultateve konkrete në fushën e punëve të brendshme”.

Në fjalën e tij në takimin koordinues me donatorët, Balla tha se “Ministria e Brendshme mbetet e përkushtuar për të përshpejtuar procesin e reformave drejt integrimit europian, duke u bazuar në Udhërrëfyesin për Shtetin e së Drejtës dhe duke përmirësuar kapacitetet tona për të përballuar kërcënimet e reja dhe sfidat komplekse”.

“Ministria e Brendshme ka përgjegjësinë për reforma në fusha të ndryshme, të cilat kanë të bëjnë me procesin e integrimit europian. Ky takim i sotëm shënon moment tjetër të rëndësishëm në përpjekjet tona të përbashkëta për të forcuar bashkëpunimin dhe përmirësuar koordinimin në fushën e sigurisë, rendit publik dhe çështje të tjera që mbulon Ministria e Brendshme”, tha Balla.

Ministri Balla u shpreh se “udhërrëfyesi për shtetin e së drejtës i miratuar në dhjetor të vitit të kaluar shërben si një dokument busull, i cili na udhëheq në procesin e angazhimeve të reformave, dhe që lidhet drejtpërdrejt me procesin e anëtarësimit në BE”.

Ne, shtoi Balla, shprehim angazhimin tonë për të bërë gjithçka për ta përshpejtuar këtë proces.

“Ky udhërrëfyes na lidh në mënyrë logjike me reformat për punët tona të brendshme dhe me vijimin e reformave. Na përcakton një afat ambicioz shumë prej këtyre shkojnë përtej 2027 dhe ne i ndërlidhim me vizionin “Shqipëria 2030″ dhe jemi të vetëdijshëm se nuk mund ta arrijmë këtë objektiv pa ndihëm angazhimin e partnerëve me të cilët duam të përshpejtojmë realizimin e këtyre reformave”, tha Balla.

Reformat tona, shtoi Balla, kërkojnë pajisje sa më të sofistikuara, që të përmbushim operacionet tona, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

(Marrë nga ATSH)

Ermir Shahini era e mirë e shkencës ekonomike

Studiues i mirfilltë i shkencave ekonomike. Vlerësuar nga SCOPUS i dyti në UAMD dhe i 65 në Shqipëri

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ermir Shahini era e mirë e shkencës ekonomike

Studiues i mirfilltë i shkencave ekonomike. Vlerësuar nga SCOPUS i dyti në UAMD dhe i 65 në Shqipëri