Metani takim me homologun e tij francez: Forcim i standardeve profesionale e të etikës së magjistratëve

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani zhvilloi një vizitë pune në Inspektoratin e Përgjithshëm të Drejtësisë së Francës, ku u mikprit nga homologu i tij Christophe Straudo.


Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani zhvilloi një vizitë të shkurtër pune në Paris, në Inspektoratin e Përgjithshëm të Drejtësisë së Francës, ku u mikprit nga homologu i tij Christophe Straudo.

Gjatë takimit, Metani dhe Straudo vlerësuan praktikën e shkëmbimit të eksperiencave ndër vite mes dy shërbimeve të inspektimit të Francës dhe Shqipërisë, si dhe bashkëpunimin, si pjesë e Rrjetit Europian të Shërbimeve të Inspektimit (RESIJ).

Dy homologët bashkëndanë idetë mbi rëndësinë e rolit të institucioneve që drejtojnë, sa i takon pavarësisë në punë dhe ndikimit në sistem, në forcimin e standardeve më të mira profesionale e të etikës së magjistratëve, si një kontribut real për forcimin e besimit të qytetarëve tek drejtësia dhe shteti i së drejtës.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi një takim pune me prokurorin e Përgjithshëm pranë Gjykatës së Lartë, Remy Heitz, i cili e njohu me ndryshimet kushtetuese të vitit të kaluar në Francë. Ai e informoi Metanin edhe mbi rolin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për vendimmarrjen në procedimin disiplinor, në cilësinë e tij si kryetar i këtij Këshilli për prokurorët, e më tej për cështje të deontologjisë, në kuadër të funksionit të tij si zëvendës kryetar i bordit të Shkollës franceze të Magjistraturës.

Në takimin me gjyqtaren Valérie Delnaud, që drejton kabinetin e Ministrit të Drejtësisë, u fol për sfidat e ngjashme të sistemit të drejtësisë në Francë dhe Shqipëri, si dhe eksperiencën franceze, që fokusohet tek procesi para-disiplinor, pra parandalimi, para sanksionimit disiplinor të magjistratëve.

Në funksion të kësaj qasje, ministria franceze e Drejtësisë ka ngritur Kolegjin e Deontologjisë, që përbëhet nga personalitete jo vetëm të drejtësisë, nën drejtimin e një veterani të sistemit, magjistrati François Feltz, ish-drejtues i Inspektoratit francez të drejtësisë, me të cilin Metani u ndal në cështje të etikës e deontologjisë së magjistratëve.

Çështje të deontologjisë së magjistratëve por edhe shkëmbimi i eksperiencave profesionale ishin në qendër të takimit që Inspektori i Lartë i Drejtësisë pati me drejtoren e Shkollës franceze të magjistraturës Nathalie Roret. Drejtorja Roret e njohu Metanin me projektin e afërm të bashkëpunimit me Shkollën shqiptare të Magjistraturës.

Lexo më shumë nga

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…