Begaj në Junik: Lufta dhe sakrifica e dëshmorëve unikale për lirinë e Kosovës

Më herët sot Presidenti Begaj bëri homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan. Ndërsa, komuna e Deçanit e nderoi me titullin “Qytetar nderi i Deçanit”.


Presidenti Bajram Begaj ka nisur sot vizitë dyditore në Kosovë dhe Juniku ishte ndalesa e dytë e tij, pas Deçanit.

Sipas njoftimit për shtyp të Presidencës, Begaj u prit nga kryetari i komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, i cili e vlerësoi si të jashtëzakonshëm kontributin e Shqipërisë për Kosovën si edhe rolin e Kreut të Shtetit në promovimin e saj.

Presidenti Begaj u shpreh se e çmon me shumë rëndësi këtë vizitë në Junik për të nderuar të rënët e luftës për çlirimin e Kosovës.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

“Erdha sot në Junik për të nderuar vlerat e luftës dhe rezistencës së shqiptarëve të Kosovës kundër regjimit të Sllobodan Milloshevicit”, – deklaroi Presidenti Begaj.

Presidenti i Shqipërisë nderoi me një buqetë me lule veprën e luftëtarit të UÇK-së, Edmond Hoxha, të vrarë nga forcat serbe, si dhe dëshmorët e tjerë, viktima të masakrave të vitit 1998.

Kreu i Shtetit bëri homazhe dhe vendosi kurorë lulesh në kompleksin memorial të Koshares, ku prehen dëshmorët e betejave të përgjakshme, çlirimtare dhe luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Presidenti i Shqipërisë theksoi se “në betejën e lavdishme të Koshares u bashkëngjitën komandantët e UÇK-së pa dallim politik. Ndër ta dëshmorët Agim Ramadani, Sali Cekaj dhe Xhemal Fetahaj, të cilët, Presidenti Rugova, me të drejtë, i ka nderuar si “Dëshmorë të Kosovës”.

“Lufta dhe sakrifica e dëshmorëve dhe banorëve të trevave të Junikut, Deçanit, Gjakovës dhe Pejës ka qenë unikale dhe kontributi i tyre është i jashtëzakonshëm për lirinë që gëzon sot Kosova”.

Më herët sot Presidenti Begaj bëri homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan. Ndërsa, komuna e Deçanit e nderoi me titullin “Qytetar nderi i Deçanit”.

(ATSH)

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…