Begaj nga Deçani: Liria duhet të mbrohet me çdo kusht

Begaj është shpallur “Qytetar Nderi” i komunës së Deçanit.


Presidenti Bajram Begaj ka nisur një vizitë dyditore në Kosovë ku sot ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan. Ndërsa, komuna e Deçanit ka nderuar me titullin “Qytetar nderi i Deçanit”.

Presidenti Bajram Begaj vlerësoi gjithë sakrificën dhe gjakun e derdhur të dëshmorëve për lirinë e Kosovës. Ai shtoi se liria duhet të mbrohet me çdo kusht.

“Është kënaqësi të jem këtu në Deçan, në këtë vend të shenjt për të vazhduar festimet tona për 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës. Jemi këtu për të vlerësuar gjithë sakrificën, gjithë gjakun e derdhur për të arritur në këtë ditë të lirisë që është e jashtëzakonshme për ne dhe për shqiptarët. Prandaj, duhet ta mbrojmë me çdo kusht”, theksoi ai.

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, duke i uruar mirëseardhje presidentit Begaj, ka theksuar se në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan “pushojnë heronj të zotë, të cilat kontribuan për çlirimin e vendit”.

 

“Në ditët më të bukura tona, presidenti i Shqipërisë me zonjën e parë, Shkëlqesia e tij, gjeneral Bajram Begaj ka vizituar Gllogjanin, Deçanin edhe një herë, pra Kosovën. Jam i nderuar të qëndroj para jush president Begaj në këtë vend këtu ku qëndrojnë e pushojnë luftëtarë të zot, shqiptarë të zot, heronj të mirë. Jam i bindur që ata janë të gëzuar që ne sot jemi bashkë”, theksoi ai.

 

Pas kësaj vizite, Begaj është shpallur “Qytetar Nderi” i komunës së Deçanit.

Pas pranimit të këtij çmimi, Begaj u shpreh i vlerësuar dhe i privilegjuar për marrjen e titullit “Qytetar Nderi” nga Komuna e Deçanit.

Ai tha se ky titull do ta nxisë që të vazhdojë të punojë akoma më shumë për të bërë që Kosova të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare.

Begaj shtoi se Deçani është një trevë ku janë shkrepur pushkët e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendi ku kanë lindur njerëz të besës e legjenda të vërteta të atdhedashurisë.

 

“Kam ardhur tek Bjeshkët e Nemuna një vend të bekuar nga Zoti këto troje kanë një histori të pasur dhe të lashtë sa vetë bjeshkët ku traditat ndërthuren me legjendën dhe ku jeton i pastër shpirti i pa epur i shqiptarisë… Jam në një trevë ku kanë lindur burra e trima patriotë dhe njerëz të mençur e të besës, legjenda të vërteta të atdhedashurisë. Të parët tuaj ishin simbol i rezistencës ndaj pushtuesit… Deçani ka shkrepur pushët e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës… Nga sot unë jam shumë i nderuar dhe i vlerësuar që me propozimin e asamblesë së Deçanit të jem qytetar nderi i kësaj krahine… e pranoj me shumë mirënjohje, është privilegj dhe vlerësim i jashtëzakonshëm për të marrë këtë titull. Natyrisht, që ky titull më nxit që të vazhdoj të punoj akoma më shumë për të bërë që Kosova të ketë vendin e merituar aty ku i takon, të jetë pjesë e organizatave ndërkombëtare”, tha Begaj. (ATSH)

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.