Nikolla – Al-Sheikh: Rritet interesi i kompanive saudite për të investuar në Shqipëri

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u takua sot me kryetarin e Parlamentit të Arabisë Saudite, dr. Abdullah Al-Sheikh


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u takua sot me kryetarin e Parlamentit të Arabisë Saudite, dr. Abdullah Al-Sheikh, dhe delegacionin që e shoqëron, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Gjatë takimit u bisedua mbi nxitjen e bashkëpunimit dypalësh marrëdhënieve shumë të mira politike, ekonomike e parlamentare mes dy vendeve.

Kryetarja Nikolla i shprehu homologut saudit mirënjohjen për ndihmën financiare dhënë Shqipërisë ndër vite, për financimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore dhe interesin e shtuar të kompanive saudite për të konsideruar investimin në Shqipëri në fushat e energjisë, turizmit, bujqësisë, agrobiznesit, minierave etj.

Kryetarja e Kuvendit nënvizoi se “dy vendet tona do të zgjerojnë bashkëpunimin e gjithanshëm politik, ekonomik e parlamentar, do të intensifikojnë luftën kundër krimit, terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit, për mbrojtjen e paqes sigurisë.”

Kryetarja Nikolla i shprehu kryetarit Al-Sheikh mirënjohjen për njohjen dhe mbështetjen e Kosovës nga Arabia Saudite në kërkesat për anëtarësim në UNESCO, Interpol etj., si edhe besimin se kjo mbështetje do të vijojë.

Kryetari i Parlamentit të Arabisë Saudite, dr. Abdullah Al-Sheikh, falenderoi Kryetaren Nikolla për pritjen e ngrohtë dhe nënvizoi se “Arabia Saudite do të vijojë bashkëpunimin me Shqipërinë dhe ky bashkëpunim është shumë më tepër se politik, ekonomik e financiar, është një ‘përkthim’ i miqësisë mes vendeve tona dhe popujve tanë”.

Kryetarja Nikolla dhe kryetari Al-Sheikh nënvizuan se parlamentet e Shqipërisë dhe të Arabisë Saudite do të vijojnë të nxisin bashkëpunimin e gjithanshëm mes dy vendeve. (ATSH)

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.