Rama: Skuadra shqiptare largohet nga ky Europian me kokën lart

Kryeministri Edi Rama falënderoi sot kombëtaren shqiptare të futbollit për pjesëmarrjen në Kampionatin Europian të futbollit EURO2024, që po zhvillohet në Gjermani.


Kryeministri Edi Rama falënderoi sot kombëtaren shqiptare të futbollit për pjesëmarrjen në Kampionatin Europian të futbollit EURO2024, që po zhvillohet në Gjermani.

Në një postim në rrjetet sociale, pas ndeshjes së Shqipërisë me Spanjën, ku humbi me rezultatin 0-1, Rama tha se skuadra shqiptare largohet nga ky Europian me kokën lart.

“Nga goli më i shpejtë i Europianëve deri në sekondën e fundit të këtij Europiani, Kombëtarja Kuqezi e kreu misionin e saj të pamundur duke luajtur futbollin më të mirë ndonjëherë në historinë e saj dhe me mbështetjen fantastike të dallgës kuqezi së lojtarit të 12”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “sot skuadra jonë largohet nga ky Europian me kokën lart, për t’u rikthyer në fushë më tej me një eksperiencë shumë të vyer, e cila i mungonte krejtësisht përballë tre nga fuqive më të mëdha të futbollit, që u përballën me një Shqipëri të vogël, por me dinjitet të pamohueshëm nga askush”.

Në tre ndeshjet e zhvilluara në Gjermani, kombëtarja shqiptare u mund nga Italia me rezultatin 2-1, barazoi me Kroacinë me rezultatin 2-2 dhe sot humbi ndaj Spanjës, me rezultatin 0-1.

Lexo më shumë nga

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…