Sfida Shqipëri-Spanjë, Bashkia e Dyseldorfit organizon pritje për dy federatat

Presidenti i FSHF, Armand Duka: Vetëm futbolli i bashkon kaq shumë njerëzit


Shqipëria do të luajë mbrëmjen e sotme në stadiumin “Dyseldorf Arena” sfidën vendimtare ndaj Spanjës, që do të vendosë për fatin e kuqezinjve në këtë rrugëtim në finalet e Kampionatit Europian 2024 që po mbahen në Gjermani.

Në kuadër të kësaj sfide mjaft të rëndësishme për përfaqësuesen shqiptare, Bashkia e Dyseldorfit, me në krye të parin e qytetit, Stephan Keller ka organizuar paraditen e sotme një ceremoni pritje për përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës Spanjolle.

Delegacioni shqiptar përbëhej nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, Zv.Presidentët e FSHF, Arben Dervishaj e Lutfi Nuri, anëtarët e KE-së së FSHF, Anila Basha e Pano Xhixho si edhe zyrtarë të tjera të FSHF.

Në këtë pritje në ambientet e Bashkisë së Dyseldorfit, përveç përfaqësuesve të dy federatave ishin të pranishëm edhe Zv.Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Peter Frymuth, Ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, Adia Sakiqi, Konsullja e Nderit e Shqipërisë në NRW, Anduena Stephan dhe përfaqësues të shoqatave të diasporës shqiptare.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka në fjalën përshëndetëse të mbajtur gjatë kësaj ceremonie falënderoi Kryetarin e Bashkisë për këtë pritje, si edhe për kontributin e kësaj Bashkie për organizimin e finaleve të Europianit në Gjermani.

“Dua ta falënderoj shumë z. Keller dhe të gjithë stafin e tij, jo vetëm për pritjen e organizuar sot por për të gjithë kontributin e tyre në organizimin e Kampionatit Europian 2024 ku qyteti i Dyseldorfit ka pasur një peshë kryesore edhe për numrin e ndeshjeve dhe për të gjithë organizimin”, – tha Presidenti Duka, i cili theksoi se Shqipëria ka gjetur frymën e mirëseardhjes në Gjermani jo vetëm përgjatë kësaj periudhe, por edhe më herët, ndërsa nënvizoi se tifozët shqiptarë janë treguar më europianë se europianët.

“Në fakt ne kemi nevojë shumë për këtë mirëseardhje dhe ju së bashku me të gjithë gjermanët na e keni dhënë si emigrantë e tani si pjesë e futbollit. Në një lloj mënyrë e kemi marrë sepse kemi fituar grupin. Jo vetëm ekipi jonë por të gjithë tifozët tonë në Dortmund, sot në Dyseldorf, në Hamburg dhe kudo e kanë treguar që ne jemi më europianë se europianët. Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë mikun tim Piter që është sot këtu dhe që ka qenë pranë nesh, padyshim edhe ambasadoren dhe konsullen tonë të nderit. Unë jam shumë i lumtur kur shoh forcën e futbollit. Unë besoj se asgjë tjetër nuk do të mblidhte kaq shumë kombësi në një vend për të ndjekur një aktivitet sportiv se futbolli. Në këtë Kampionat Europian ne po shohim që është shumë më shumë se një lojë”, – tha ndër të tjera kreu i qeverisë së futbollit shqiptar, i cili u shpreh se beson te Kombëtarja dhe te fitorja sonte.

“Në një ndeshje çdokush do të fitojë dhe ne duam të fitojmë sot. Unë besoj se djemtë tanë do të arrijnë të kënaqin gjithkënd që do të jetë në stadium dhe që do të ndjekin këtë ndeshje futbolli në të gjithë botën. Uroj që ta shijoni këtë ndeshje sot dhe të gjithë Kampionatin Europian” – përfundoi Presidenti Duka në këtë ceremoni pritje të organizuar nga Bashkia e Dyseldorfit.

Lexo më shumë nga

Nations League/ Kuqezinjtë përmbysin Ukrainën

Djemtë kuqezi administruan deri në fund avantazhin dhe morën një fitore të madhe 2-1 në “Epet Arena”.

Global 360

Azerbajxhani promovon traditat multikulturore përpara komunitetit botëror

Azerbajxhani ndjek një politikë të jashtme aktive për të promovuar traditat e multikulturalizmit në botë dhe dialogun midis kulturave dhe…

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Dashuria e Aleksandër Vuçiç për armët që nuk i përdor dot!

"Njëlloj si një gjuetar amator, ai i ekspozon armët në murin e shtëpisë dhe ua tregon miqve gjithë ngazëllim."

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Nations League/ Kuqezinjtë përmbysin Ukrainën

Djemtë kuqezi administruan deri në fund avantazhin dhe morën një fitore të madhe 2-1 në “Epet Arena”.