Shqipëri-Francë, Gonxhja: Projekte strategjike në mirëpërgatitjen e Shqipërisë drejt BE

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti ambasadoren e Francës, Catherine Suard.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti në një takim pune ambasadoren e Francës në vendin tonë, Catherine Suard, shefin e Sektorit Rajonal Ekonomik për Ballkanin Perëndimor në Ambasadën franceze, Pierre Grandjouan dhe këshilltarin ekonomik të Ambasadës franceze, Thomas Menoret.

Gonxhja tha se gjatë takimit, diskutuan mbi marrëveshjen G2G dhe bashkëpunimet bilaterale, konkretisht për sektorët dhe programet që Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit duhet të angazhojë dhe grupet teknike të punës.

Marrëveshja qeveritare G2G ka si synim forcimin e lidhjeve ndërmjet dy shteteve dhe zbatimin e projekteve strategjike për zhvillim profesionial dhe teknologjik duke kontribuar në mirëpërgatitjen e Shqipërisë, si treg dhe si realitet ekonomik, për anëtarësimin në BE.

Ministri bëri të ditur se, bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve ndër të tjera ka në fokus shërbimet publike, investimet, modernizimin e infrastrukturës, asistencën për zhvillimin e ekosistemit të inovacionit, qeverisjes elektronike, sigurisë kibernetike, si dhe optimizimin e burimeve njerëzore për të arritur standardet e Bashkimit Evropian.

“Kjo marrëveshje mbështet sjelljen e të gjithë kontributit të Francës në Shqipëri, me tërë kapacitetin dhe mundësitë, që ky shtet ka dhe ofron, për të nxitur zhvillimin ekonomik të vendit paralel me integrimin e tonë në Bashkimin Evropian”, u shpreh Gonxhja.

🇦🇱🤝🇫🇷 Në takimin e zhvilluar me ambasadoren Franceze Catherine Suard, Shefin e Sektorit Rajonal Ekonomik për Ballkanin…

Posted by Blendi Gonxhja on Sunday, June 23, 2024

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…