Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes — Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)


Nga Halil RAMA
“Mjeshtër i Madh”

Një emër i njohur i elitës inte lektuale si dhe i politikës shqiptare të çerekshekullit të fundit (1990-2024) është padyshim edhe Koçi Tahiri.

Potenciali i tij intelektual dhe njerëzor do të kurorëzohej me marrjen e mandatit të deputetit para tetë vitesh, duke u bërë një zë i njohur i legjislativit shqiptar

KOÇI TAHIR TAHIRI (Çakërri), pinjoll i një familje të njohur patriotike në qarkun e Korçës ka lindur në Pocestë të këtij qarku më 23.06.1949.

I etur për arsimin e dije, Ai do të merrte formimin e duhur shkollor, fillimisht arsimin bazë fillore 7-vjeçar në vëndlindje, për të vijuar me po atë zell arsimin e mesëm profesional në Teknikumin Bujqësor “Irakli Tërova” në Korçë.

Me intutitë të jashtëzakonshme, ndonëse nën trysninë e pushtet it komunist ku familjen e tij e përndiqte për shkat të traditës dhe kontributit madhor për çesh tjen kombëtare, Koçiu, si rallë kush përveç shkollës Bujqëso re,”Irakli Tërova”, do të mbarnte radhazi edhe 4 shkolla të tjera të mesme profesionale, si: Ekonomikun, Zotekniken, Mekaniken dhe Teknikumin e Minerës.

Ku falë këtij formimi të gjitha nëshëm do të arrinte t’i nënshtrohej profilit të tij të punës, me devotshmëri e përkushtim.

ORIGJINA….

Fillimshekullin e kaluar, kur Shqipërisë i kanosej rreziku i gllabërimit nga fqinjët, shovini stët grekë e serbë, përveç dhjetëra personaliteteve të shquara të Rilindjes sonë Kombëtare, në krahinë e Gorës do të bënte emër dhe patrioti Koçi Tahir Plovishti, si njëri nga kapedanët më në zë të asaj kohe në krahinën e Gorës, përkrahës dhe nënëshkrus i flaktë i Komitetit të Fshehtë Qëndror “ Për Lirinë e Shqipërisë ”, mbajtur më 5 nëntor të vitit 1905 në qytetin e Manastirit, (sot Bitola) në Maqedoninë e Veriut.

Jehona e kësaj ngjarjeje me rëndësi historike për fatet e atdheut tonë të shtrenjtë do të përhapej me shpejtësi në të katër vilajetet shqiptare të asaj kohe, ku u formuan degët dhe nëndegët e këtij Komiteti.

Burimet arkivore na njohin me faktin se pikërisht (vetëm pas af ro 6 muaji më 1906) do të krijo hej edhe Nën Komiteti i Fsheh të Krahinor për “Lirinë e Shqipërisë”, në fshatin Strelcë të Gorës së Sipërme, ose siç quhej ndryshe në gjuhën popullore, “Besëlidhja Gorare 1906 ”.

Kjo “Besëlidhje” njihet për kontributin e saj madhor në dobi të çeshtjes sonë kombëtare
Megjithatë, Koçi Tahir Plovishti nuk u pajtua me komunistët e pas ‘40-tës dhe si i tillë do të ishte ndër viktimat e para të par aardhësve të pushtetit të tyre makabër, të cilët e pushkatuan pa gjyq, më 23 dhjetor të vitit 1943.

Firmëtarit të këtij N/Komiteti, Koçi Plovishti,ishte një nga luft ëtarët e paepur kundër pushtuesve osmanë, serbë, bullgarë, austro-hungarezë,francez,grek,ita lian dhe gjermanët, pushteti i di katurës komuniste, jo vetëm që ia mohoi këto merita, por familjen e tij e vuri në tehun e luftës së klasave.
Viktimë e kësaj pabesie të bi shës së egër që uzurpoi pushtetin në Shqipëri për gjysmë shek ulli do të ishte edhe Koçi Tahiri, nipi i patriotit të madh Koçi Plovishti. Ndonëse me prirje progresiste, Ai do të përndiqej e persekutohej gjatë gjithë kohës së sistemit monist.

Kasnecët e atij sistemi ogurzi, djaloshin inteligjent do ta etike tonin me epitete fyese e denigruese. Biografishkruesit e diktaturës do t’ia nxinin biografinë nipit të patriotit të madh korçar, duke ia mohur kështu Koçiut të drejtën e arsismit në ndonjë shkollë të lartë të asaj kohe.

Por edhe nën këtë mënxyrë ai nuk u mposht e luhat asnjëherë, ndonëse e degdisën në punë të rënda në minierat e ndryshme të vendit si: Guri i Kuq, Bulqizë, Batër të Martaneshit, Mushqeta, Mëzez dhe së fundi në minerat e Lozhanit në krahinën e Gorës.

Gjithsesi, ëndrra e tij për të për funduar studimet e larta do të përmbushej vetëm pas përmby sjes së sistemit dikatorial, duke u diplomuar në vitin 1994.

Mbështetës i fuqishëm i proceseve demokratike dhe i lëvizjes sindikaliste

Si një nga viktimat e pushtetit dikatorial, Koçi Tahiri padyshim që do të ishte ndër mbështe tësit kryesorë të lëvizjes për për mbsjen e atij puishteti.

Që në Dhjetor të vitit 1990, Ai bëhet një nga mbështetësit më të vendosur të Lëvizjes Studen tore. Më pas vijon kontributin e tij të dukshëm për zgjerimin dhe rritjen e përkrahësve të lëvizjes studentore pluraliste demokratike.

Falë ndikimit të tij si pinjoll i një familje të njohur atdhetare, Koçi Tahiri evidentohet me mb ështetësit kryesorë të krijimit të Degës së Partisë Demokrati ke në rrethin e Korçës.

Vala e protestave studentore ku ndër mbetjeve fosile të pushtetit më makabër që ka njohur historia e Shqipërisë, do të përfshinte intensivisht edhe Koçi Tahirin.

Shpirtin e tij liridashës ai do ta demonstronte me solidaritetin dhe mbështetjen e grevës së minatorëve të Valiasit, në fillim të Janarit të vitit 1991.

Si mbështetës, por edhe përçues i programit të lëvizjes demo kratike e të pluralizmit, Ai u dallua sidomos në Lëvizjen Sindi kaliste në Shqipëri, ku shquhet si një nga nismëtarët dhe drej tuesit kryesorë të kësaj lëvizje.

Në historikun e kësaj lëvizjeje është i njohur kontributi i tij i dr ejtpërdrejtë, jo vetëm në theme limin e Sindikatës së Lirë të Minatorëve më 15 shkurt 1991, por dhe në krijimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë (BSPSH), jo vetëm në qarkun e Korçës, por dhe në mbarë vendin.
Në vijim të aktivitetit sindika list, Koçiu ka qenë nismëtar i krijimit të Bashkimit të Sindika tave të Pavarura të Bujqësisë në shkallë vendi, si dhe anëtar i Ko misionit Drejtues Kombëtar të BSPSH.

Në vitin 1994, Koçiun e gjejmë në organizimin e bujqëve privatë të Shqipërisë dhe më vonë, në vitin 1998 kryetar të Organizatës së Biznesit Bujqësor, duke mbajtur kështu njëkohësisht dhe detyrën e anëtarit të Kësh illit Kombëtar të Punës, pranë Ministrisë së Punës dhe Çështj eve Sociale, i cili mban dhe me daljen e dhënë nga Organizata e Bujqësisë dhe Ushqimit”, me qëndër në Nev York.

Në harkun kohor të më se dy dkadave(1997-2024) Koçi Tahiri përfshihet intensivisht edhe në politikën shqiptare.

Në takimet e grupimeve poli tike, por edhe në arenën ndërko mbëtare ai do të përfaqësohet denjësisht, në fillim si drejteues i partisë, “Lidhja Fshatare Shqi ptare” dhe nga fillimi i vitit 2003 deri në fund të vitit 2020, si kryetar i partisë “Demokracia e Re Eur opiane ”, e më pas nga janari 2021 kjo parti mban emrin sinj ifikati,“Aleanca Dekomokracia e Re ”, ku përsëri kryetar i saj është po Z. Koçi Tahiri.

Ringjallja e traditës

Gjatë gjithë aktivitetit të tij inte lelektual, sindikal e politik, Koçi Tahiri nuk e ka spostuar vë mendjen nga ringjallja e traditës.

Kjo do të konsistonte në ringritjen dhe vitalizimin e shoqates kombetare atdhetare, ”Besëlidhjes Gorare”.

Si botuesi i gazetës me të njëjtin emër, “Besëlidhja Gorare ”, (me një tirazh prej 1000 kopje, me 24 faqe, nga të cilat 4 faqe me ngjyra), Koçi Tahiri është bërë një nga zëdhënësit më të fuqidhëm të kësaj Besëlidhjeje.

Ndërkohë, si President dhe sponsor i Ansamblit Folklorik Krahinor “Visaret e Gorës”, ai ka rol determinant në ngritjen dhe suksesin e këtij ansambli, i cili jep kontribut të çmuar në ruajzjen e vlerave kulturore në gjithë trevat mbarëshqiptare.

Ky ansambël ka marrë pjesë në shu më aktivitete me karakter lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar është vlerësuar me trofe e çmime inkurajuse.

Koçi Tahiri ka qënë anëtar i Kë shillit Drejtus të Shoqatës Atdhetare & Kulturore, “Gora”, nga viti 2005 deri më 2010, Sekretar i Përgjithshëm i saj.

Për një dekadë, nga viti 2011 e në vazhdim, Koçiu është Kryetar i Shoqatës Kombëtare, Atdhetare, Kulturore, “ Besëlidhja Gorare “, Qarku Korçë.

Rezultati i tij në krye të kësaj shoqate u finalizua në kuadrin e 110 vjetorit të kësaj ngjarje, me dekorimin e “Besëlidhjes Gora re 1906 ” nga ish-Presidenti i Republikës Z. Bujar Nishani, me titullin e lartë “Kalorësi i Urdhërit të Skënderbeut”.

(Nr i Dekretit Nr 9576. Tiranë, më 05 05 2016).

Me këtë motivacion:

“Në vlerësim të veprimtarisë dhe kontributit të vyer atdhetar dhe historik, për Rilindjen Kom bëtare dhe fitimin e Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe në respekt të kujtimit të paharruar të pjestarëve të nderuar të saj, të cilët luftuan me pushkë dhe penë në dorë për lirinë dhe pavarësinë e Mëmëdheut”, është dëshmi e vlerësimit maksimal të kësaj “Besëlidhjeje” nga kreu i shtetit shqiptar.

Dhe nuk është ky stacioni i fundit i kontributit të Koçi Tahirit.

Në nderim të kapedanëve të “Besëlidhja Gorare 1906”,z. Koçiu ka financuar ngritjen e një Obelisku në qëndër të Gorës, si dhe vendosjen e një pllake përkujtimore në vendin e ngjarjes në fshatin Strelcë.

Gjithashtu kontributi i Koçi Tahirit nuk ka të ndalur, ku me kursimet e tij financiare, Ai, ka ideuar dhe sponsorizuar filmin Dokumentar, ”Kapedanët e Gorës”, të cilin e kanë promovuar jo vetëm në 10 qytetete ku sot jetojnë Gorarët, por ky film ësh të promovuar dhe në Manhatan të New York SHBA

Publicistika dhe vepra krijuese e Koçi Tahirit

Përveçse në politikë dhe në Lëvizjen Sindikale, Koçi Tahiri është një emër i njohur jo vetëm në publicistikën gorare, por dhe në atë shqiptare.

Kontributi i tij në këtë fushë është evident jo vetëm në themelimin dhe botim in në vijimësi të gazetës “Besë lidhja Gorare”, por edhe me komentet, opinionet, reportazhet e portretet e botuara në media të ndryshme shqiptare brenda e jashtë vendit.

Koçi Tahiri,është gjithashtu autor i 23 librave publiçistike, në të cilët ka përshirë me objektivitet e realizëm ngjar jet historike dhe zhvillimet sindikaliste e politike të një periudhe më shumë se sheku llore.

Sot Krijimtarinë e tij e gjejmë në 10 bibliotekat publike, si Tiranë, Pogradec, Elbasan, Vlorë. Durës, Korçë, Maliq, Prënjës, Vorë, dhe Kamëz, ku dhe ka marë vlerësimet e Bashkive përkatëse, me “Çertfiikatën e Mirënjohjes”.

Por krijimtaria artistike e Dr. Koçi Tahirit, sot ndodhet dhe në Bibliotekën Publike të Federatës Pan Amerikane, “ Vatra” në Bronx të SHBA, ky kontribut u vlerësua nga ana e ”Vatrës” për z. Koçi Tahiri me “Medaljen e Mirënjohjes”.

Në koherencë me këto zhvillime z. Koçi Tahiri, ka qenë mbështetës i popullit shqiptar të Kosovës, sidomos gjatë luftës së UÇK, duke u bërë kështu një nga organizatorët e rezistencës për dënimin e krimeve serbe në Kosovë.

Koçi Tahiri ka qënë nënshkrues i deklaratës së 19 subjekteve politike, që ju drejtuan Kryetarëve të Shteteve si: Amerikës, Kof Anan (OKB), Anglisë, Kanadasë, Francës, Kinës, Italisë etj, ku kërkohej sensibilizimi i opinionit ndër kombëtar për dënimin e krim eve të klikës së Sllobodan Millosheviçit dhe ndër hyrja ushtarake e NATOS kundër Serbisë.

Koçi Tahiri ka qenë Sekretar i Këshillit Kordinus i OJQ-sënë ndihmë të luftës në Kosovë.

Koçi Tahiri sot mban jo vetëm dekoratën, “Pishtar i Demokracisë ”, por dhe disa medalje të karakterit human, dhënë nga or ganizma të ndyshme Ndërkombëtare, që zhvillojnë aktivitetet e tyre në Shqipëri, rajon dhe në Botë.

Ndër to mund të përmëndim vlerësimin e marrë si “Novator në fushën e Bujqësisë dhe Ushqimit” nga Organizata Botërore e Bujqësisë dhe Ushqimit, pra në OKB, në vitin 2003.

Njëkohësisht, Koçiu ka marrë vlerësime nga Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosporitet, ku mund të përmëndim Çertifikatën “Misionar i Paqes”; titullin “Veprimtar i Shquar i Njerëzi mit”, nga Akademia Botërore e Paqes, si dhe titullin “Ambasador i Paqes” dhënë nga Universiteti Peace Federation.
Ai sot mban gjithashtu titullin “Doktor Honoris Causa, dhënë nga Universiteti Katolik Amerikan i Floridias.

Njëkohësisht z.Koçi Tahiri sot mban titullin Dr në fushën e humanizmit, dhënë nga Misioni i Paqes.

Gjithashtu sot z. Koçi Tahiri mban titullin, Antar i Akademisë, Shqiptaro Amerikane të Shkencave dhe Artiteve me Seli në SHBA.

Pikërisht janë këto vlerësime objektive për kontributin e një njeriu që ka shërbyer prej de kadash me përkushtim të veçantë dhe humanizëm të thellë ndaj komunitetit nga ay ka origjinën, çka përbën dhe një shembylltërë të konstruktivizimit në fushën e dijes.

Koçi Tahiri është njeri vizionar dhe kreativ.

Në përditshmërinë e tij ai demostron një model të ri sjellje dhe përkushtimi ndaj bashkëqytarve të vet, duke u bërë një nga figurat më interesante si përfa qësues i elitës intelektuale dhe politike të vendit.

Personaliteti dhe karakteri i tij në asnjë rast nuk devijoi, por u shpalos dinjitoz për më shumë se tri dekada në funksion të zhv illimit dhe progresit të demokracisë shqiptare.

Dhe jo vetëm kaq.

Me vizionin e tij, Koçi Tahiri, demokracinë e konsideronte dhe e konsideron si sfidë ndaj sistemit që u shemb, sfidë në dinjitet, në përpjekje, si dhe në arritje.

Ky përkushtimi u pa dhe gjatë kohës kur z.Koçi Tahiri ka qënë Deputet i Parlamentit Shqiptar.

Thelbi i mendimit dhe veprimit të tij ishte dhe është vetëm kon kurenca në vlera të cilat, Ai ja ka kushtuar mirqënjes të popullit shqiptar.

Edhe një shekull për ju miku jonë i vlerave atdhetare është shum pak.

Lexo më shumë nga

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…