Rama: Himara është Shqipëri!

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se në Himarë po përpiqen të bëjnë lodra politike me mendjet dhe me zemrat e njerëzve.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se në Himarë po përpiqen të bëjnë lodra politike me mendjet dhe me zemrat e njerëzve.

Gjatë dorëzimit të titujve të pronësisë te banorët e Dhërmiut, Rama tha se “kurrë nuk e kam imagjinuar se do ta jetoja ditën kur Himarën do ta ndanin disa njerëz në ‘tanët dhe të atyre’.

“Himarjotët kanë qenë historikisht himarjotë në radhë të parë, bile i kanë thënë vetes aq shumë himarjot, saqë donin të bënin edhe republikë më vete, se janë pak republikë më vete nga mendja, kështu që donin të bënin Republikë më vete edhe këtu në territor. Si na qenka nga kjo tani që Himara na qenka, ca qenkan me Tiranën e ca qenkan me Athinën. Çfarë hyjnë këto këtu? Këto janë pjesë e lodrave politike”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se “këto janë pjesë e lodrave politike me mendjet dhe me zemrat e njerëzve”.

“Himara është e himarjotëve dhe himarjotët janë ata që janë. Janë në lirinë dhe në drejtën e tyre ta quajnë veten si duan, por sido që ta quajnë veten për nga origjina, në fund të ditës emrin e kanë himarjotë dhe Himara, si Tropoja, si Saranda, si Gjirokastra, si Vlora, si Durrësi është Shqipëri dhe të gjithë, të gjithë ata që jetojnë Himarë janë qytetarë të Republikës së Shqipërisë, janë të gjithë të barabartë dhe nuk ekziston, nuk mund të ekzistojë në imagjinatën time se mund të ndahem në ca të nënës e ca të njerkës, dhe pastaj secili të zgjedhë se kush është nëna e vet e kush është njerka e vet”, shtoi ai.

Rama nënvizoi se “Himara ka histori shumë të pasur dhe ka një histori të pandashme”.

“Nuk mund ta ndash historinë e Himarës dhe ta ndash sipas qejfit të një copë e të thuash jo kjo është kështu, jo është një histori, është një histori dhe ajo që e simbolizon këtë që po them unë është fytyra e Vangjel Dules. Ç’punë ka Vangjel Dulja në Himarë, përveçse si një qytetar i Republikës së Shqipërisë, si çdokush tjetër dhe me çfarë të drejte, me cilën të drejtë i jep gojës për të nxitur përçarje dhe për të folur absurditete dhe për të folur marrëzira, të cilat nuk kanë lidhje fare as me jetën e përditshme të himarjotëve, as me jetën e përditshme të shqiptarëve, as me jetën e përditshme të grekëve, as me Shqipërinë, kanë lidhje vetëm me synimet e disa njerëzve shumë të vegjël që kanë interesa përçarjeje dhe që nuk i përkasin fare këtij shekulli, vijnë nga shekuj të tjerë, vijnë nga territoret më të zymta të historisë”, shtoi ai.

Sipas tij, “nuk mund të bëhet Himara shesh për përshesh”.

“Prandaj, është mirë që të gjithë ta fusin mirë në kokë këtë, se përpara sesa të kenë çdo gjë tjetër, këdo tjetër, himarjotët kanë Himarën dhe Himara nuk është për t’u marrë e për t’u çuar këtej e për t’u çuar andej, Himara është për të ndenjur këtu dhe as për të marrë këndej e për të marrë andej. Himara është të ndenjur këtu dhe për të qenë vendi, ku lulëzon jeta e familjeve himarjote dhe gjeneratave tjera himarjote. Edhe të vijnë të tjerët janë të mirëseardhur, patjetër, por Himara është ajo që vjen nga historia dhe që patjetër imponohet nga e ardhmja. Nuk mund të bëhet Himara shesh për përshesh. Aq më tepër pastaj, me gjithë këto broçkulla. “Jo po i marrin pronat”, “jo, po i zhveshin nga kjo”, “jo po i zhveshin nga ajo”, “jo po i mohojnë këtë”. Çfarë po i mohohet, cila, çfarë po mohohet? Asgjë përveçse po punohet me të gjitha mënyrat me të gjitha mundësitë, sa të jetë e mundur që të përmirësohet çdo ditë. Të bëhet çdo ditë e më e bukur, të bëhet çdo ditë e më mikpritëse, të bëhet çdo ditë e më e pasur”, shtoi ai.

Kryeministri u shpreh se secili mund të mbajë cilin flamur të ketë qejf në shtëpi, por flamuri i kësaj Republike nderohet dhe respektohet vetëm duke bërë çdo ditë një punë më shumë për këtë vend dhe për njerëzit.

“Fjalë më shumë përditë ka. Baltë më shumë sa të duash. Xhagajdur e maskarenj, nuk mbarojnë, dalin. Minj nëpër zyrat e shtetit, patjetër, por edhe kjo, që kur kapen minjtë, të vësh kujën, që “o po bëhet nami”. Ç’po bëhet nami? Shyqyr që po kapen, më shumë të kapen, për këtë punë kemi bërë gjithë këtë përpjekje dhe për këtë punë përpiqemi. Po minjtë i kap çarku. Prandaj, kemi ngritur e do ngremë edhe më shumë çarqe për të kapur minj. Por nuk mund të rrimë të tërë të të rrokanisemi ditë-natë, se u kapën ca minj aty, u kapën edhe ca minj këtu, tani duhet të ngrihemi të tërë e të merremi t’i biem njëri-tjetrit. secili ka punën e vetë për të bërë. Secili ka përgjegjësinë e vetë për të mbajtur”, shtoi ai.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Skemat lehtësuese, Rama: Fermerët shtuan sipërfaqet e mbjella me kultura bujqësore

Investimet për rehabilitimin e sistemit të ujitjes dhe kullimit kanë ripërtërirë sipërfaqe të tëra tokash bujqësore.

Global 360

Franca në zgjedhje historike parlamentare

Votuesit shkojnë sot në kutitë e votimit për raundin e parë të zgjedhjeve legjislative shumë të vështira, të cilat mund…

Diplovista

Bregu: Zero roaming me BE-në deri më 2027

Perspektiva e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor nuk është më një proces datash, BE-ja po ndryshon, ndoshta duhet të ndryshohet…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Për Ismail Kadarenë!

Ismail Kadare i ngjan një njeriu që jeton duke shpërndarë ëndrra.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Skemat lehtësuese, Rama: Fermerët shtuan sipërfaqet e mbjella me kultura bujqësore

Investimet për rehabilitimin e sistemit të ujitjes dhe kullimit kanë ripërtërirë sipërfaqe të tëra tokash bujqësore.