Rama: Investimet në infrastrukturë rritën çmimet e pronave në bregdetin e jugut

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Dhërmiu se investimet në infrastrukturë kanë rritur çmimet e pronave në gjithë zonën e bregdetit të jugut.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Dhërmiu se investimet në infrastrukturë kanë rritur çmimet e pronave në gjithë zonën e bregdetit të jugut.

Rama ishte sot në Dhërmi, ku po vazhdon me 789 tituj të tjerë pronësie procesi i përmbylljes së hipotekimit të shtëpive të trashëguara.

“Kjo është një punë jashtëzakonisht e madhe nga pikëpamja e volumit. Pa diskutim që do të kishte qenë shumë më mirë të bëhej më parë, por nuk është se nuk është bërë më parë se nuk kemi dashur ne. Të gjithë kanë të drejtën të kenë opinionet tyre por faktet janë fakte. Me opinionet luftojmë, me faktet jo”, tha Rama.

Kryeministri siguroi se në këtë proces ka qenë dhe është vullneti maksimal për ta mbyllur njëherë e mirë këtë histori, që u bë e pakuptimtë.

“Ndërkohë që patjetër të tjerë e kanë shfrytëzuar sa kanë mundur këtë ngërç për të helmuar mendje e zemra njerëzish duke treguar lloj-lloj përrallash të shëmtuara dhe shumë të ulëta. Të thuash se qeveria do të marri pronat në Himarë, do të thotë të tregosh një përrallë shumë të shëmtuar e të ulët, por një përrallë që nuk ka lidhje me të vërtetën. Qeveria edhe sikur të ketë në mend nuk e bën dot këtë punë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ata që kanë zhvilluar dhe zhvillojnë prona private në këtë zonë janë sipërmarrës që kanë kontrata me pronarët, jo me qeverinë.

“Nga ana tjetër jeni dëshmitarë që ato janë kontrata me përfitim gjithmonë e më të madh për pronarët sepse çmimi i tokës këtu është rritur ashtu siç askujt nuk ja priste mendja deri 10 vjet përpara. Rritja e çmimit të tokës nuk ka ardhur nga qielli, deti apo malet. Bukuritë e zonës kanë qenë këtu edhe më parë, por deri para pak vitesh ne nuk mblidheshim dot te ky shesh, do rrinim në gropë”, tha ai.

Rama theksoi se për të ardhur në Dhërmi deri para dy vitesh ishte mund i madh, ndërkohë që sot rrugën nga Tirana në Dhërmi e ka përshkuar për 2 orë.

“Është gjithë kjo infrastrukturë që është ndërtuar. Infrastruktura nuk ndërtohet për njërin e tjetrin, por ndërtimi i kësaj infrastrukture ka sjellë që çmimi në gjithë zonën të shkojë duke u rritur. Pjesë të caktuara të kësaj zone e kanë sot çmimin më të lartë se në Korfuz. Sot të blesh një metër katror në këtë zonë është më shtrenjtë se në Korfuz dhe këto i disponojnë banorët, pronarët që janë këtu, të cilët kanë të gjithë të drejtën e tyre t’i shesin, mbajnë, kontraktojnë e bëjnë çfarë të duan”, tha Rama.

Por, sipas tij, “të thuash se këtu është bërë një politikë për të shpronësuar himarjotët dhe gjithë banorët autoktonë në funksion të “oligarkëve”do të thotë të thuash një gënjeshtër shumë të madhe.

“Kujtoni sa është investuar nga Llogoraja deri në Sarandë për njerëzit këtu, fshatrat e bregdetin këtu, për të ndryshuar faqen e një zone që kur vije në Himarë përpara ishte sikur vija në një Bathore me det. Kjo nuk është bërë në të gjitha kohërat para kësaj periudhe që ne qeverisim”, shtoi ai.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Ekonomia parashikohet të zgjerohet me 3,9% në 2025-ën

Të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen në masën 754,6 miliardë lekë ose 28,8% e PBB

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ekonomia parashikohet të zgjerohet me 3,9% në 2025-ën

Të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen në masën 754,6 miliardë lekë ose 28,8% e PBB