Shqipëria dhe UNESCO, bashkëpunim i shkëlqyer për turizmin e qëndrueshëm

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në selinë e UNESCO.


Si përfaqësues të qeverisë shqiptare, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, së bashku me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ishin në selinë qendrore të UNESCO-s në Paris, ku zhvilluan një takim mjaft produktiv me përfaqësuesit e nivelit më të lartë të drejtuesve të trashëgimisë botërore, si Ernesto Ottone, nëndrejtor i përgjithshëm në UNESCO, Lazare Eloundou Assomo, drejtor i Qendrës së Trashëgimisë Botërore dhe Berta de Sancritobal, drejtoreshë e Njësisë së Evropës dhe Amerikës së Veriut, Sektori i Kulturës së Trashëgimisë Botërore.

Ministri Gonxhja u shpreh se, në takimin e sotëm, palët arritën që të bien në dakordësi për planifikimin e punës që duhet të ecë përpara mes UNESCO-s dhe qeverisë shqiptare, një bashkëpunim që i shërben mirë trashëgimisë kulturore në Shqipëri dhe trashëgimisë botërore.

“Ishte një ditë shumë intensive në selinë qendrore të UNESCO-s në Paris, ku me shumë kënaqësi u takuam me nivelin më të lartë të drejtuesve të trashëgimisë botërore dhe ku jemi krenarë si Ministri e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit që jemi në sintoni të plotë, një bashkëpunim i shkëlqyer, një programim dhe planifikim shumë i mirë i të gjithë punës që na pret së bashku, në të mirë të trashëgimisë kulturore në Shqipëri dhe trashëgimisë botërore. Dakordësuam një plan pune dhe protokoll shumë të mirë teknik, por edhe politik për të qenë gjithmonë e më afër me njëri-tjetrin, në të gjitha sfidat që na presin për menaxhimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e qëndrueshme të qendrave të trashëgimisë botërore dhe qendrave të trashëgimisë kulturore në Shqipëri”, u shpreh ministri Gonxhja.

Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro u shpreh se, sot pala shqiptare ka shtuar një tjetër dosje në UNESCO, atë të lumit Vjosa.

“Sigurisht bashkë me dosjet shumë të rëndësishme për Shqipërinë, Butrintin, Gjirokastrën, Beratin, Ohrin, të cilin nuk e kemi vetëm trashëgimi kulturore, por edhe natyrore, një dosje të re i shtuam sot diskutimeve tona në UNESCO për sa i përket biodiversitetit dhe prezantuam punën e bërë deri më tani për lumin e fundit të egër në Evropë, lumin e Vjosës të cilin po përgatisim që ta regjistrojmë në një kategori të dedikuar në UNESCO-s që është ‘Njeriu dhe Biodiversiteti’. Janë të gjitha këto paketa që së bashku me ministrin Gonxhja, ne i diskutuam sot me drejtuesit më të lartë, qoftë të trashëgimisë kulturore në UNESCO, qoftë të trashëgimisë natyrore dhe me nëndrejtorin e përgjithshëm në UNESCO, z. Ottone. Zhvillimi i Qëndrueshëm i turizmit kalon përmes dy pasurive më të mëdha që ka Shqipëria, natyrës dhe trashëgimisë kulturore. Këtë konfirmim ne e morëm sot këtu në selinë e UNESCO-s në Paris”, tha ministrja Kumbaro.

🇦🇱Shqipëria 🤝 UNESCO🇺🇳

🏛️ 📍Së bashku me Mirelën në UNESCO, në takimin e zhvilluar me Z. Ernesto Ottone, Nëndrejtor i Përgjithshëm në UNESCO, Z. Lazare Eloundou Assomo, Drejtor i Qendrës së Trashëgimisë Botërore, dhe Znj. Berta de Sancritobal, Drejtoreshë e Njësisë së Evropës dhe Amerikës së Veriut, Sektori i Kulturës së Trashëgimisë Botërore, për të diskutuar mbi pasuritë tona kulturore e natyrore, pjesë e trashëgimisë botërore🇦🇱👐🏻🦅

🇦🇱 Shqipëria 🤝 UNESCO 🇺🇳 në sintoni e bashkëpunim të shkëlqyer për turizmin e qendrushëm dhe sinergjinë për mirëmenaxhimin e zonave të trashëgimisë botërore, historike e natyrore! 😇👏🙌🏻

#MEKI #MTM #EkonomiaKulturaInovacioni #TurizmiMjedisi #UNESCO #TrashëgimiBotërore

Posted by Blendi Gonxhja on Thursday, June 27, 2024

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e…