Mbahet forumi rajonal “Ballkani dhe sfidat gjeopolitike të së sotmes dhe së ardhmes”

Në Tiranë u mbajt sot forumi rajonal “Ballkani dhe sfidat gjeopolitike të së sotmes dhe së ardhmes”.


Në Tiranë u mbajt sot forumi rajonal “Ballkani dhe sfidat gjeopolitike të së sotmes dhe së ardhmes”.

Në konferencë morën pjesë presidenti i PL-së, Ilir Meta, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ish-presidenti i Kroacisë Stipe Mesiç, ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, prof. dr. Ahmet Davutoglu – ish-kryeministër dhe ministër i Jashtëm të Turqisë, si dhe politikanë dhe akademikë të njohur nga vendi e rajoni.

Meta deklaroi se sot, edhe më shumë se dje, nevojitet rikthim urgjent në shinat e politikës së jashtme klasike, dhe jo eksperimentale apo në formatin e “biznesit për paqe”.

“Nevojitet njohja e realiteteve, rikthim në shtyllat e parimeve dhe forcim i kushtëzimit. Në vendet tona punohej më shumë dhe kishte më shumë përparim kur BE dhe SHBA flisnin më fort, më hapur dhe me një zë. Reformat kuptimplota dhe të vërteta brenda secilit vend prodhuan lëvizjen pa viza drejt Europës dhe brenda rajonit, zgjeruan perimetrin e kufirit të NATO brenda nesh, forcuan ekonomitë, institucionet, ulën tensionet ndërmjet popujve dhe rritën shkëmbimet e natyrshme në të gjitha fushat. Kishte më shumë llogaridhënie, më shumë entuziazëm, më shumë besim nga qytetarët, ashtu sikurse kishte leva më të forta të BE dhe SHBA”, tha ai.

Sipas tij, autoriteti i BE dhe SHBA është cenuar edhe nga marrëdhëniet korruptive që kanë ndërtuar liderët autokratë me zyrtarë të lartë të caktuar.

“Rasti i McGonigal është bërë shembull i përbotshëm se si autokratët korruptojnë edhe zyrtarët më të lartë të FBI për të eleminuar opozitën politike dhe pluralizmin”, tha ai.

Meta vuri në dukje se edhe përfshirja dhe imponimi i agjendave të diplomacisë nga aktorë joshtetërorë, që nuk dihet se kë dhe çfarë interesash përfaqësojnë ndërsa ulen në tryeza të larta politike vendimmarrëse.

Ballkani, po ashtu, shtoi Meta, nuk mund të jetë vendi ku tregtohen interesa të ngushta e afatshkurtra, si për shembull, koshi ku hidhen emigrantët e paligjshëm, sepse Ballkani nuk mund të jetë Ruanda e BE-së.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Faleminderit Mjeshtër i Madh, pusho në paqe!

Trashëgimia e Ismail Kadare do të mbetet ngaherë në kujtesën dhe zemrën tonë në çdo rresht e varg të tij.

Global 360

Franca në zgjedhje historike parlamentare

Votuesit shkojnë sot në kutitë e votimit për raundin e parë të zgjedhjeve legjislative shumë të vështira, të cilat mund…

Diplovista

Bregu: Zero roaming me BE-në deri më 2027

Perspektiva e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor nuk është më një proces datash, BE-ja po ndryshon, ndoshta duhet të ndryshohet…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Faleminderit Mjeshtër i Madh, pusho në paqe!

Trashëgimia e Ismail Kadare do të mbetet ngaherë në kujtesën dhe zemrën tonë në çdo rresht e varg të tij.