Për Ismail Kadarenë!

Ismail Kadare i ngjan një njeriu që jeton duke shpërndarë ëndrra.


Nga Ben Blushi

Ismail Kadare kishte dhuntinë të përshkruante bukur edhe gjëra të shëmtuara dhe kjo e bëri atë të pazëvendësueshëm për të gjithë ne që kemi jetuar kohë shumë të shëmtuara.

Kur përpiqem ta krahasoj me diçka, mendoj se Ismail Kadare i ngjan një njeriu që jeton duke shpërndarë ëndrra.

Imagjinoni një vend të mbyllur, të lodhur, të izoluar, të rrënuar dhe pa shpresë, në të cilin një njeri shkruan gjatë gjithë ditës dhe natën, deri në mëngjes, hyn nëpër shtëpi dhe lë te koka e krevatit të secilit një ëndërr të shkruar.

Këto ishin librat e tij.

Kaq do mjaftonte që një shkrimtar të iki i qetë se e ka bërë punën e tij ndaj kombit në mënyrë të përkryer.

Ismail Kadare e futi kombin në borxh duke i dhënë më shumë shpresë dhe besim nga sa ai mund të treste, atëherë kur kombi nuk kishte pothuajse asgjë, kur nuk hante, nuk pinte, nuk besonte dhe nuk shihte dritë.

Librat e tij qëndronin mbi tavolinat bosh si uri, si etje, si ujë dhe si bukë.

Unë kurrë nuk do harroj sesi prisja me pasionin e një fëmije, të merrja librat e Ismail Kadaresë dhe që nga ajo ditë nuk kam mbajtur dhe ndoshta nuk do mbaj më kurrë rradhë për të blerë një libër.

Të lexoje Ismail Kadarenë nuk ishte vetëm një kënaqësi por ishte një detyrim ndaj kohës.

Duke lexuar Ismailin ishe, duke mos e lexuar nuk ishe.

Kjo ishte çështja. Kjo ishte koha. Kjo ishte Shqipëria.

Kur e kam njohur nga afër kam kuptuar edhe diçka që ngjyrat verbuese të letërsisë së tij nuk të lejojnë ta shohësh sa duhet. Ismail Kadare u mbrojt me vullnet, me kokëfortësi dhe me kurajo nga sëmundja e shkrimtarëve të mëdhenj : ai nuk u bë kurrë pesimist.

Ai besonte se bota do bëhej më e mirë, se njerëzit do bëheshin më paqësorë, se e ardhmja do ishte më e lumtur, se zilia do kishte fre dhe se e mira do ta mundte të keqen.

Ismail Kadare ishte një njeri që besonte se optimizmni është ilaçi i njerëzimit dhe jam i bindur se iku me këtë bindje.

Tani që ai nuk është më, mungesa e tij është më e madhe se ai vetë.

Lexo më shumë nga

Faleminderit Mjeshtër i Madh, pusho në paqe!

Trashëgimia e Ismail Kadare do të mbetet ngaherë në kujtesën dhe zemrën tonë në çdo rresht e varg të tij.

Global 360

Franca në zgjedhje historike parlamentare

Votuesit shkojnë sot në kutitë e votimit për raundin e parë të zgjedhjeve legjislative shumë të vështira, të cilat mund…

Diplovista

Bregu: Zero roaming me BE-në deri më 2027

Perspektiva e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor nuk është më një proces datash, BE-ja po ndryshon, ndoshta duhet të ndryshohet…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Faleminderit Mjeshtër i Madh, pusho në paqe!

Trashëgimia e Ismail Kadare do të mbetet ngaherë në kujtesën dhe zemrën tonë në çdo rresht e varg të tij.