Rama: Ta përdorësh uniformën e mjekut për të nxjerrë para’, krim kundër njerëzimit

Kryeministri takim me drejtuesit e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, ta përdorësh uniformën e mjekut për të nxjerrë para’ me gjakun e të sëmurëve është krim kundër të gjithë njerëzimit.

Në një takim me drejtuesit e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Rama pas ngjarjes tek Onkologjiku, Rama e cilësoi atë moment shumë të errët që krijoi për të gjithë komunitetin e bluzave të bardha dalja në dritë e veprimtarisë kriminale e disa individëve.

Ai iu referua fjalëve të njërit prej heronjve të shëndetësisë shqiptare, profesor Besim Elezit, ditën e hapjes së spitalit ultramodern të sëmundjeve të Brendshme: “As në ëndërr nuk e kishim parë dot një spital me këto kushte dhe ky spital nuk ka asgjë më pak se sa spitalet më të mirë të Evropës”.

“Besim Elezi dhe si vëllezërit e gjeneratës së tij i dhanë jetë një shëndetësie heroike në kushtet më minimale, në një spital që s’kishte më shumë sesa pastërtinë dhe mjete te spitalit të mesjetës në Francë apo gjetkë në ato pak qendra të zhvilluara të Evropës së asokohe”, u shpreh Rama.

Kryeministri vuri në dukje se në spitale mungonte pothuajse gjithçka nga çfarë kemi sot, por nuk mungonte figura dhe përkushtimi i mjekut.

Ndërsa sot, vijoi ai, nuk mungon thuajse asgjë nga çfarë nuk kishim dje, por fatkeqësisht jo gjithnjë figura dhe përkushtimi i mjekut janë në lartësinë e misionit që nis me betimin e Hipokratit.

“Të mos jesh në lartësinë e detyrës në shumë profesione të tjera është problem jo i vogël, por të mos jesh në lartësinë e detyrës në profesionin tuaj është më shumë se një problem i madh, është një hall shumë i madh për njeriun kur me mjekun lidhet fati i shëndetit të tij”, tha Rama.

“Por të kesh marrë diplomën dhe licencën e ushtrimit të këtij profesioni dhe ta përdorësh uniformën më simbolike dhe më delikate të shoqërisë dhe të shtetit njësoj si maskat e grabitqarëve të bankave për të nxjerrë para’ me gjakun dhe me ilaçet e të sëmurëve është krim, jo thjesht kundër tyre, por kundër të gjithë njerëzimit”. (Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Faleminderit Mjeshtër i Madh, pusho në paqe!

Trashëgimia e Ismail Kadare do të mbetet ngaherë në kujtesën dhe zemrën tonë në çdo rresht e varg të tij.

Global 360

Franca në zgjedhje historike parlamentare

Votuesit shkojnë sot në kutitë e votimit për raundin e parë të zgjedhjeve legjislative shumë të vështira, të cilat mund…

Diplovista

Bregu: Zero roaming me BE-në deri më 2027

Perspektiva e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor nuk është më një proces datash, BE-ja po ndryshon, ndoshta duhet të ndryshohet…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Faleminderit Mjeshtër i Madh, pusho në paqe!

Trashëgimia e Ismail Kadare do të mbetet ngaherë në kujtesën dhe zemrën tonë në çdo rresht e varg të tij.