Ministria e Drejtësisë nxjerr për konsultim strategjinë kombëtare kundër pastrimit të parave

Ministria e Drejtësisë ka nxjerrë për konsultim publik Strategjinë Kombëtare për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit për periudhën 2024-2030.


Ministria e Drejtësisë ka nxjerrë për konsultim publik Strategjinë Kombëtare për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit për periudhën 2024-2030.

Ky dokument është produkt i një procesi të gjatë koordinimi dhe bashkëpunimi ndërinstitucional, duke përfshirë praktikat më të mira të fushës dhe nevojat e evidentuara nga institucionet e përfshira.

Qëllimi kryesor i Strategjisë është krijimi i një ekonomie dinamike dhe një sistemi financiar të sigurtë dhe të integruar, duke përmirësuar dhe modernizuar regjimin kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Strategjia synon garantimin e sigurisë së shtetasve shqiptarë dhe respektimin e të drejtave dhe lirive individuale. Për të arritur këtë qëllim, janë identifikuar katër prioritete kryesore: Përmirësimi i politikbërjes dhe koordinimit. Rritja e efektivitetit operacional në parandalim. Përmirësimi i efikasitetit operacional të organeve ligjzbatuese dhe agjencive të tjera. Përdorimi dhe shfrytëzimi i inovacioneve teknologjike duke zvogëluar rreziqet .

Strategjia adreson masat specifike për arritjen e qëllimeve dhe prioriteteve të saj, duke marrë parasysh edhe harmonizimin me dokumente të tjerë strategjikë kombëtarë. Në dokumentin udhëzues për formulimin e strategjisë, janë përfshirë dhe objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, si dhe politikat për nxitjen e ritmeve të zhvillimit ekonomik të vendit, sigurimin e mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Plani i veprimit i Strategjisë përfshin një seri masash për periudhën 2024-2027, duke përcaktuar objektivat specifike dhe treguesit strategjikë. Masat janë rezultat i një procesi të përbashkët dhe dakorduar nga autoritetet publike dhe sektori privat, të cilët janë të përfshirë në luftën dhe parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Kjo strategji pritet të përforcojë përpjekjet e autoriteteve për të penguar kriminelët dhe kërcënimet e sigurisë kombëtare që të aksesojnë në sistemin financiar të vendit, duke siguruar kështu një sistem financiar të qëndrueshëm dhe të besueshëm për të gjithë qytetarët shqiptarë.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…