
Peleshi: Nënkoloneli amerikan Adrian Liptrot, kontribut në forcimin e bashkëpunimit
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi vlerësoi nënkolonelin amerikan Adrian Liptrot për kontributin e tij të rëndësishëm në krye të Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes në Tiranë.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi vlerësoi nënkolonelin amerikan Adrian Liptrot për kontributin e tij të rëndësishëm në krye të Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes në Tiranë.
Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi ndau foto nga ceremonia e zhvilluar në Ministrinë e Mbrojtjes, ku i pranishëm ishte dhe i ngarkuari me punë i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner.
“Puna dhe përkushtimi i nënkolonel Liptrot kanë qenë të paçmueshme në rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, në modernizim, stërvitje e arsim “, shkruan Peleshi.