Faleminderit Mjeshtër i Madh, pusho në paqe!

Trashëgimia e Ismail Kadare do të mbetet ngaherë në kujtesën dhe zemrën tonë në çdo rresht e varg të tij.

Nga Blendi Gonxhja
Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Përulemi përpara madhështisë së një prej shkrimtarëve më të shquar të letërsisë shqiptare, gjeniut të letrave shqipe Ismail Kadare, i cili me mprehtësinë e penës së tij i dha zë dhe jehonë bashkëkombësave dhe një vendi të vogël si Shqipëria nëpër botë.

Gjeniut që la pas një testament të përjetshëm, një vlerë të paçmuar, shenjues i identitetit tonë kombëtar.

Në këtë moment të dhimbshëm, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, miqve dhe gjithë atyre që e kanë dashur dhe e kanë çmuar punën e tij.

Trashëgimia e Ismail Kadare do të mbetet ngaherë në kujtesën dhe zemrën tonë në çdo rresht e varg të tij.

Faleminderit Mjeshtër i Madh, pusho në paqe!

Lexo më shumë nga

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia