Kadareja, busull e përcaktimit evropian të Shqipërisë

Akademia e Shkencave të Shqipërisë organizoi një ceremoni solemne në nderim të Ismail Kadaresë.


Akademia e Shkencave të Shqipërisë organizoi një ceremoni solemne në nderim të Ismail Kadaresë. Kryetari i ASHSH, Skënder Gjinushi, e vlerësoi shkrimtarin e madh si një busull të përcaktimit evropian të Shqipërisë.

“Humbja fizike e Kadaresë është pa dyshim humbja më e madhe e letrave shqipe; është një humbje shumë e madhe e kulturës dhe letërsisë evropiane e botërore, e akademizmit shqiptar e atij evropian. Kadareja shkroi nën diktaturë, por vepra e tij përkthehet, lexohet e vlerësohet njëlloj nga lexuesit në të gjithë botën, pavarësisht cilës kulturë apo cilit sistem politik i përkasin”, tha Gjinushi në fjalën e tij.

Sipas kryetarit të Akademisë së Shkencave, fjalën e fundit e thotë lexuesi, dhe lexuesit e Kadaresë, të shtrirë tashmë në tërë botën e në të gjitha gjuhët, vijnë vetëm duke u shtuar; dhe e tillë, me lexues e admirues, do të jetë vepra e Kadaresë për dhjetëvjeçarë me radhë, krahas veprave të pavdekshme të letërsisë botërore, që nuk njohin epokë, por bëjnë epokë.

Gjinushi e renditi Kadarenë krahas figurave të tilla si Skënderbeu, Ismail Qemali e Nënë Tereza si dhe përmendi kontributet e tij si lëvrues i gjuhës duke e çmuar po aq sa Çabejin.

Lexo më shumë nga

Rama: Përfundojmë ligjin e sponsorizimeve në sport

Kryeministri, njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama bëri të ditur sot se qeveria do të rrisë buxhetin për Federatën…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Përfundojmë ligjin e sponsorizimeve në sport

Kryeministri, njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama bëri të ditur sot se qeveria do të rrisë buxhetin për Federatën…