Banka Botërore, program për transport të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor mund të përfitojnë nga qasja në financim dhe asistencë teknike për të rritur sigurinë dhe qëndrueshmërinë e transportit


Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor mund të përfitojnë nga qasja në financim dhe asistencë teknike për të rritur sigurinë dhe qëndrueshmërinë e transportit në katër kategoritë: Siguria hekurudhore; rrugore; Pikat e Kalimit Kufitar dhe Vendosja e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe të zgjuara të lëvizshmërisë.

Kështu dakordësoi sot takimi i Grupit Drejtues për Programin e Transportit të Sigurt dhe të Qëndrueshëm (SSTP) që u mbajt në selinë e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Londër.

Kryesuar nga Xiaoqing Yu, drejtoreshë e Bankës Botërore, dhe bashkëkryesuar nga Holger Schroeder, Shef i Njësisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR), dhe Matej Zakonjšek, Drejtor i Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit, takimi nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit strategjik dhe zgjidhjeve inovative në avancimin e infrastrukturës së transportit të rajonit, në përputhje me Axhendën e Gjelbër të BE-së.

Në këtë kuadër, programi për Transport të Qendrueshëm dhe të Sigurt (SSTP) i financuar nga BE dhe Banka Botërore, mbështet iniciativa si përmirësimet e sigurisë rrugore, infrastrukturën alternative të karburantit dhe sistemet inteligjente të transportit. Ai synon uljen e kohës së udhëtimit, rritjen e sigurisë, ndotjen më të ulët, përmirësimin e aksesit në treg, rritjen e tregtisë, krijimin e vendeve të punës dhe konvergjencën socio-ekonomike me BE-në.

BB bën të ditur se, Programi lehtëson rimëkëmbjen afatgjatë të rajonit, gjelbërimin e transportit, integrimin ekonomik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për banorët e Ballkanit Perëndimor.

“Përmirësimi i infrastrukturës së transportit mund të çojë në reduktimin e kostove të prodhimit dhe shpërndarjes, rritjen e tregtisë dhe investimeve, dhe rritjen e lidhjes me rajonet e tjera. Si rezultat, bizneset mund të hyjnë në tregje të reja dhe konsumatorët mund të përfitojnë nga një shumëllojshmëri më e gjerë produktesh dhe shërbimesh. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, ku tregtia ka luajtur një rol të rëndësishëm në nxitjen e rritjes dhe progresit ekonomik”, thekson BB.

Lexo më shumë nga

Presidenti i Federatës Ukrainase të Futbollit, vizitë në “Shtëpinë e Futbollit”. Andriy Shevchenko: Shqipëria po rritet, zhvillimi më i madh vjen nga futbolli

“Shtëpia e Futbollit” mirëpriti sot në një vizitë zyrtare Presidentin e Federatës Ukrainase, Andriy Shevchenko. I ftuar nga Presidenti i…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Federatës Ukrainase të Futbollit, vizitë në “Shtëpinë e Futbollit”. Andriy Shevchenko: Shqipëria po rritet, zhvillimi më i madh vjen nga futbolli

“Shtëpia e Futbollit” mirëpriti sot në një vizitë zyrtare Presidentin e Federatës Ukrainase, Andriy Shevchenko. I ftuar nga Presidenti i…